Afërsia, përqafimi i ngrohtë, shtrëngim duarsh, puthja - të gjitha këto janë gjëra që bota na hoqi në vitin 2020 në emër të jetës dhe kështu në të vërtetë na kujtoi kuptimin e tyre të vërtetë dhe vlerën e tyre.
Dhe në se ju jeni prej njerëzve të cilët preferojnë emocionin, kujtimin, por jo arushkat prej pelushi ose çokolate do t’ju kujtojmë një nga këndet më romantike në vendin tonë - “Stoli i Dashurisë” në afërsi të qytetit Drjanovo. Vizitorët thonë se vendi është unik sepse ju zhyt në bukurinë e një pylli të pafund, i cili gjatë verës duket si një “det i thellë i gjelbër”, dhe në të si në pëllëmbë mund të shihni Manastirin e Drjanovos, linjën hekurudhore dhe kanionin piktoresk të lumit Drjanovska.
“Stoli i Dashurisë” është dëshmitar i shumë përqafimeve dhe përkëdheljeve midis njerëzve, midis njeriut dhe natyrës. Nuk mungojnë edhe propozime për martesë këtu. Bashkia e qytetit ka vendosur tabela udhëzuese sesi të arrihet deri në “Stolin e Dashurisë”, ndërsanë libër për përshtypjen nga ky vend vizitorë nga Franca, Letonia, Rusia dhe madje edhe Kenia shkruan mesazhet e tyre.
Uluni edhe ju në këtë vend përrallor duke lexuar materialin “Stoli i dashurisë” afër qytetit Drjanovo - një vend për ndjenja të ndara mes natyrës” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpiluese: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Një ceremoni solemne do të mbahet në Silistra më 1 tetor për të shënuar 85-vjetorin e kthimit të Dobruxhës Jugore në Bullgari, raportoi BTA. Përfaqësues të autoriteteve lokale dhe qendrore dhe qytetarë do të vendosin lule para monumentit të..
Që prej vitit 1980, bota e feston 27 shtatorin si Ditën Botërore të Turizmit.Ajo shoqërohet me përvjetorin e miratimit të statutit të Organizatës Botërore të Turizmit në vitin 1970. Një numër vendbanimesh bullgare organizojnë ngjarje të veçanta,..
Falë kristianizimit, shkrimit dhe gjuhës, populli bullgar dhe Bullgaria mbetën në kujtesën e Evropës edhe atëherë kur shteti bullgar zhdukej për shekuj të tërë nga harta politike e Kontinentit të Vjetër. Pagëzimi dhe krijimi i shkrimit bullgar kanë..