Internet sajti i Radios Kombëtare Bullgare /BNR/ është mbajtësi i Çmimit të Madh “Sirak Skitnik 2020”. Çmimet e sivjetshme vjetore të BNR-së, të cilat caktohen nga Këshilli Publik i Medias, u dorëzuan në një ceremoni online në vigjilje të Ditës Botërore të Radios.
"2020-ta ishte një vit i pazakontë dhe befasues”, tha Drejtori i Përgjithshëm i BNR-së Andon Baltakov në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.
Vanja Vëllkova, kryetare e Drejtorisë së Projekteve Digjitale, pranoi çmimin, duke theksuar se testi Covid ka treguar se në kohë krize, njerëzit u drejtohen mediave publike për informacion.
Gjatë vitit të kaluar faqja e BNR-së në internet ka arritur 60% rritje të auditorit të saj.
Asja Pençeva, korrespondente e BNR-së në Ruse, fitoi Çmimin e Radio Gazetarisë 2020.
Çmimi për radio-projekt u mor nga autorët e projektit "Histori përrallore me BNR - Burgas".
Çmimi Zëri i Artë i Fondacionit Nadezhda Xheneva iu dha programit “Horizont” të BNR-së.
Në vitin e përvjetorit të vet të 85 Radio Bullgaria mori pjesë në konkurs me tri nominime: Radio Bullgaria - për Çmimin e Madh "Sirak Skitnik", kolegu ynë i ri Ioan Kolev - për radio-gazetari, stafi i Redaksisë së Gjuhës Turke - në kategorinë “radio-projekt" për vitin 2020.
Foto: Ani PetrovaEdicioni i shtatëmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit dhe Performancës Bashkëkohore "Antistatik", i cili hapet sot, 7 maj, në Sofje, do të mbahet nën moton "Më shumë se një kërcim". Programi edukativ i festivalit përfshin një sërë..
Galeria dhe Muzeu The Wilson në qytetin britanik Cheltenham shfaq një koleksion unik pikturash nga një emigrant bullgar i cili ka jetuar dhe punuar në ishullin britanik për shumë vite. Ekspozita përmban vepra të Amedeo Modigliani, Vanessa Bell, Pablo..
Midis biologjisë dhe ikonografisë kishtare, tangjentet janë të panjohura dhe të pakuptueshme për ata që i janë kushtuar shkencës. Për Ekaterina Titovën, Doktor i shkencave biologjike, e mësuar t'i qaset gjithçkaje në rrugën e logjikës, kisha vjen disi..