Bullgarja Rosica Dençeva do të jetë për një kamp dyjavor në akademinë e Rafael Nadalit në Spanjë. Dençeva ka marrë një ftesë të posaçme nga akademia, krahas fëmijëve të tjerë të talentuar në fushën e tenisit në Evropë.
Ftesa erdhi pas paraqitjes së shkëlqyeshme të Rosicës në vitin 2020 dhe vendit të tretë në ranglistën e Tenisit të Evropës ndër vajzat e moshës deri në 14 vjeç.
Gjatë stinës së kaluar Dençeva fitoi gjashtë tituj në kategorinë “single” dhe tri për çiftet në turne të Tenisit të Evropës, transmetoi BTA.Adriana Bojaxhieva solli medaljen e parë të artë për Bullgarinë nga Kampionati Evropian i Karatesë për të rinj në qytetin polak Bielsko-Biala. Në finalen e kategorisë 54 kg., kumite, Adriana shënoi një tjetër sukses bindës – ndaj Sofia Halievska nga Ukraina..
Maja e katërt më e lartë në malin Rilla, e njohur deri tashti si "Pa emër", tani do të mbajë emrin e alpinistit Ljudmill Jankov në kujtim të alpinistit të ndjerë bullgar dhe heroit të ekspeditës bullgare në Everest në 1984. Kjo bëhet me dekret të..
Zhytësit bullgarë fituan shtatë medalje në garën e parë të vitit në kalendarin e Federatës Ndërkombëtare të Notit në Eindhoven (Holandë). Cvetomir Ereminov zuri vendin e parë tek meshkujt në zhytjen nga një platformë, me gjithsej 35 415 pikë. Së bashku me..
Qitëset bullgare fituan një medalje argjendi dhe një bronzi në ditën e parë të Kampionatit Evropian të Qitjes Sportive në Osijek të Kroacisë. Në garën..
“Botev Plovdiv” organizon sot, 11 mars, një ballo bamirësie për të festuar 113 vjetorin e themelimit të klubit profesionist të futbollit...