Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Varfëri, pabarazi, papunësi - sfida të vjetra përpara Evropës së Re

Foto: BGNES

Tema bazë në Bashkimin Evropian në lidhje me evitimin e pasojave nga kriza ekonomike është punësimi i popullatës. Që nga fillimi i pandemisë mijëra ndërmarrje mbetën të mbyllura, milionë evropianë humbën punën e vet, kurse për një pjesë të madhe prej nesh u nevojit të ndryshojmë modelin tonë të një jete sociale dhe personale. Aty nga fundi i vitit 2020 afro 16 milionë veta mbetën pa punë, me 2 milionë më shumë, sesa gjatë vitit të mëparshëm.Pas kësaj statistike shqetësuese qëndrojnë fate të panumërta njerëzore. Pandemia preku rëndë anëtarët më të prekshëm dhe më të varfër të shoqërisë sonë, duke e thelluar edhe më tepër pabarazinë sociale. Ndaj problemit me punësimin shtohet dhe tema për kualifikimin profesional, për rikualifikimin dhe për nevojën për kujdese sociale, kështu që asnjë të mos të jetë i braktisur në evitimin e të gjitha pasojave negative nga kriza. Lufta kundra pabarazisë, papunësia e rinisë dhe varfëria janë aksenti kryesor në Planin e rimëkëmbjes dhe të kornizës financiare shumëvjeçare të Bashkimit Evropian, të shqyrtuara dhe të diskutuara në sallën plenare evropiane.

Që të mund të përballojmë krizën është i domosdoshëm punësim, por jo çfarëdo qoftë  punësimi, por i orientuar drejt arsimimit dhe rikualifikimit - këtë e deklaroi në emër të Komisionit Evropian  Nicolas Schmit - komisar mbi punësimin, çështjet sociale dhe integrimin.

“Duke përkrahur resurset ekzistuese dhe Instrumentin Evropian për një punësim të përkohshëm, të njohur akoma si SURE, ishin përdorur skema në ndihmë të vetëpunësuarve, që të mund të evitojnë pasojat ekonomike nga kriza dhe të mbetjes së imponuar në shtëpi. Rreth 240 miliardë euro janë të investuar në shëndetësi përmes Mekanizmit Evropian për Stabilitet. Pavarësisht nga kjo, shtimi i papunësisë ishte vetëm i vonuar dhe nuk ka një zgjidhje të qëndrueshme të problemit. Shumë nga sektorët nuk do të rivendosen për një kohë të gjatë, ndërmarrjet do të kenë vështirësi financiare. Skemat për punësim të përkohshëm do të ruhen  dhe në të ardhmen, por në kombinim me arsimimin dhe rikualifikimin e njerëzve, bashkë me sigurimin e punësimit të tyre të ri. Kemi nevojë për të futur kushte për rritje konkurruese në të ardhmen, investime, reforma dhe marrje diturish, të orientuara drejt punësimit. Këto janë momente kyçe, që të dalim më të fortë nga ana sociale si dhe ekonomikisht nga kriza e tanishme.”

Të ketë një mbrojtje më të madhe evropiane për personat e vetëpunësuar dhe firmat e vogla familjare, bëri thirrje nga  tribuna e Parlamentit Evropian eurodeputeti bullgar Radan Kënev, nga grupi i Partisë Popullore Evropiane:

Dua ta drejtojë vëmendjen tuaj dhe mbi një anë tjetër të problemit:  rreziku që dhjetëra mijë familje tani, si rezultat i krizës, të bien në gjendje të një varfërie të madhe. Pandemia u mori bukën e gojës  artistëve të lirë, mijëra personave të vetëpunësuar, pronarëve të firmave të vogla dhe familjare. Deri dje ata ishin përfaqësues të shtresës së mesme, tani janë pa të ardhura, me hipoteka të prapambetura dhe detyrime të akumuluara, kurse në disa shtete evropiane, mes të cilave mjerisht gjendet dhe Bullgaria, ata gjenden jashtë mbrojtjes së masave ekonomike”.

Korniza shumëvjeçare financiare e Bashkimit Evropian (2021-2027) në përmasë të 1 trilionë e 800 miliardë euro, parashikon investime dhe reforma shumë ambicioze sociale. Njëkohësisht mbetet  dhe madje po thellohet një problem i vjetër për Evropën, e pikërisht varfëria në kushte punësimi - një dukuri, e cila e privon njeriun nga një mënyrë jetese të denjë. Ndaj varfërisë  të punonjësve, tani po shtohet dhe pasiguria dhe frika nga humbja e vendit të punës. Kjo do të jetë tema e takimit në samitin gjatë majit në Porto/ Portugali/, kur do të konkretizohen  të gjitha qëllimet sociale të brezit të ri.

Autore: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zgjedhjet përfunduan, në pritje të zgjedhjeve të tjera!

Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..

botuar më 24-10-29 7.30.PD

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes kanë lindur në Bullgari këtë vit

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..

botuar më 24-10-28 6.23.MD
Angell Kurtellov

Në moshën 89-vjeçare, Angell Kurtellov, trashëgimtar i vëllezërve Milladinovi, votoi në Ohër

Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..

botuar më 24-10-27 7.05.MD