Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radio Bullgaria – 85 vjet

Programet e BNR-së në gjuhë të ndryshme lidhin bullgarët jashtë shtetit me atdheun dhe i pasurojnë të huajit

Më 25 janar 1935 Mbreti Boris III nënshkroi një dekret me të cilin transmetimet e radios u bënë pronë e shtetit dhe disa muaj më vonë lindi ideja që Radio Sofja të përgatiste programe në gjuhë të ndryshme. Kështu, më 16 shkurt 1936, u transmetuan radio programet e para jashtë vendit - në bullgarisht, si dhe një buletin informacioni në esperanto. Dhe megjithëse programet në gjuhë të huaj u bashkuan me emrin "Radio Bullgaria" që në vitin 1992, si ditëlindja e institucionit konsiderohet pikërisht viti i transmetimit të tyre në eter.

Që në vetë fillimin inxhinierët, teknikët dhe redaktorët e udhëhequr nga Sirak Skitnik e panë radion si mjetin e vetëm të komunikimit për të lidhur bullgarët në të gjithë botën dhe për të informuar të huajt për vendin tonë, thotë Antoaneta Radosllavova-Dojçeva, kuratore në Muzeun e Historisë së Radios në Bullgari.

Kushtet teknike për realizimin e idesë së tyre u krijuan nga inxhinieri Minko Topallov dhe tekniku Kosta Adamov, të cilët arritën të adaptojnë transmetuesin radiotelegrafik afër Hekurudhës Shtetërore të Sofjes për të transmetuar në valë të shkurtra.

"Në një intervistë intelektuali i shquar bullgar Petër Uvaliev pohon se radioja në atë kohë drejtohet nga një njeri me imagjinatë të madhe, i cili vendos se lajmet e përkthyera për pallatin dhe institucionet e tjera mund të lexohen para mikrofonit," vazhdon ajo. - Pas një audicioni, u formua një ekip prej personalitetesh të tilla si frankofoni Zhorzh Millçev, Ivan Dorev - djali i një gjermane, anglishtfolësi Mihaill Haxhimishev, ndërsa vetë Petër Uvaliev u bë drejtues i emisioneve në italisht. Që nga viti 1937 ekipi i formuar i përgatiste programet javore për jashtë vendit."

Në fillim kishte lajme për jetën kulturore, ekonomike dhe shoqërore, për vendet turistike, për tema historike dhe sportive, për folklorin bullgar. Nga ana tjetër, spikerët dolën nga anonimiteti. Një hollësi interesante është se ata i shkruanin emisionet e tyre me dorë - "shumë qartë dhe me shkronja të mëdha" në mënyrë që të ishin në gjendje t'i paraqisnin ato pa probleme para mikrofonit.

Pas grushtit të shtetit të 9 shtatorit 1944 programet morën një drejtim tjetër dhe filluan të informonin për arritjet e socializmit në të gjitha sferat e jetës. Propaganda jashtë vendit drejtohej nga Departamenti i Inteligjencës së Jashtme i Degës së Inteligjencës Politike, i cili përgatiste një program në 15 gjuhë, përfshirë ato të vendeve socialiste. Në vitin 1949 programet transmetoheshin edhe në gjuhën maqedonase për të hedhur dritë mbi situatën në Jugosllavi dhe mbi "veprimtarinë tradhtare të klikës së Titos", sipas terminologjisë së atëhershme.

Përveç lajmeve, muzika gjithashtu luante një rol të rëndësishëm në programet në gjuhët e huaja - aq më tepër se fillimisht ato interpretoheshin live.

"Linja muzikore në vitin 1937 filloi me një koncert folklorik gjysmë orë me titull "Një orë për bullgarët që jetojnë jashtë Bullgarisë "- kujton Antoaneta Radosllavova. – E hapi Ivanka Miteva, e cila bashkëpunonte aktivisht në radio-programin. Ndoshta ideja për koncertin, drejtuar posaçërisht bullgarëve jashtë vendit, ka lindur për shkak të letrave të marra nga bashkatdhetarët, për të cilët folklori muzikor ishte një lidhje e gjallë me rrënjat tona.

Me kalimin e viteve përmbajtja e emisioneve ndryshonte dhe kur unë vetë u bashkova me Redaksinë “Muzika” të Drejtorisë “Programet për Jashtë Shtetit” në vitin 1987, transmetoheshin të gjitha zhanret e muzikës. Në kujtimet e tij, ish-drejtori i Drejtorisë së Muzikës, Grozdan Hristozov, tha se në vitet 1950 tashmë kanë përdorur si muzikën popullore ashtu edhe simfoninë e Cezar Frank.

Më 31 janar 2012 Radio Bullgaria ndaloi transmetimet me valë të shkurtra dhe aktiviteti i saj u transferua krejtësisht në mjedisin digjital të Internetit."Megjithatë, unë jam e lumtur se programi i radios për jashtë vendit vazhdojë të ekzistonte, sepse politika jonë ndaj bullgarëve jashtë dhe ndaj të huajve që e njohin dhe e duan vendin tonë duhet të vazhdojë," tha në përfundim Antoaneta Radosllavova.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Radio Bullgaria dhe Muzeu i Historisë së Radios


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 14 qershor 2024

Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 14 qershor 2024 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” mund të dëgjoni këngën "Liruar" në interpretim të trios “Innerglow”. Ju urojmë minuta të këndshme!..

botuar më 24-06-14 3.00.MD

Bullgaria sot – 13 qershor 2024

Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në rubriken Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “Përmes 100 Tokave” të kënduar nga Vjara Panteleeva. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:53 - Lajme  12:32 - Kënga e ditës

botuar më 24-06-13 3.00.MD

Bullgaria sot – 12 qershor 2024

Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në rubriken Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “Përrua” të kënduar nga Katja Filipova Ju urojmë minuta të këndshme! 01:32 - Lajme 09:47 - Kënga e ditës

botuar më 24-06-12 3.00.MD