Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Transmetimet e para të radios për jashtë shtetit – eksperiment i entuziastëve

Foto: arkiv

“Duke parë se në botë tashmë transmetohen programe me valë të shkurtra, një grup teknikësh të entuziazmuar bullgarë morën vendim për të krijuar një radio-transmetues për valë të shkurtra me qëllim eksperimental dhe të transmetojnë emision në gjuhën bullgare për jashtë shtetit. Fillimisht u ndëshkuan për këtë iniciativë të tyre, por më vonë u dekoruan për nismën e guximshme.” Kështu studiuesi i historisë së radios në Bullgari Prof. Veselin Dimitrov përshkruan fillimin e programeve për jashtë, të cilat radioja bullgare filloi të transmetojë në vitin e largët 1936. Për të gjithë 85 vitet e ekzistencës së vet Radio Bullgaria ka se çfarë të tregojë për vetveten, por edhe të nderojë një galaktikë të tërë personalitetesh të cilët punuan për të.

“Kjo radio dukej diçka mjaft e pabesueshme. Ajo lindi për të na bindur se është në kërthizën e hapësirës. Derisa bota ndahej në armiq, valët e radios i tejkalonin vijat e urrejtjes. Radioja na mësonte që të mos urrejmë”, tregon në kujtimet e tij figura legjendare në BBC Petar Uvaliev, i cili në gjysmën e dytë të viteve 30-të të shekullit të kaluar përgatiste programin në italisht të radios bullgare.

Petar Uvaliev

Më shumë personalitete emblematike në lidhje me historinë e programeve në gjuhë të huaja të Radios Kombëtare Bullgare mund të zbulohen në botimin Radio Bullgaria - zëri i Bullgarisë në botë.

Përpilues: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 10 shtator 2025

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme "Kënga e ditës", do të dëgjoni nga DARA dhe Kamen & Rusto një version modern për klube, të një prej hiteve të saj më të njohura - "Mos"..

botuar më 25-09-10 3.00.MD

Bullgaria sot – 9 shtator 2025

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Koha e së Ardhmes” nga Orlin Goranov. Ju urojmë minuta të këndshme! 02:01 - Lajme  14:24- Kënga e ditës

botuar më 25-09-09 3.00.MD

Bullgaria sot – 8 shtator 2025

Të nderuar miq, fillon programi I Radio Bullgarisë për ditën e sotme. Fillimisht, do tju njohim me dy shpikës të rinj bullgarë, Gregori Leon Furi dhe Martin Georgiev të cilët krijojnë sistem të robotizuar për barërat e këqija, duke përdorur..

botuar më 25-09-08 9.00.PD