Sopranoja bullgare me famë botërore Sonja Jonçeva u bë qytetare nderi е qytetit Plovdiv, njoftoi drejtori i Institutit të Bashkisë “Plovdivi i Lashtë” Bogomill Grozev. Në këtë mënyrë këngëtarja u rendit mes banuesve më të rinj të Plovdivit, të cilët kanë merituar këtë njohje të madhe.
Publiku në Bullgari tanimë është në pritje të shfaqjes së përbashkët në fund të verës të Sonja Jonçevës dhe Plasido Domingos. Më 31 gusht ata do të dalin në një skenë të ndërtuar posaçërisht përpara katedrales “Shën Aleksandër Nevski” në Sofje, që të interpretojnë arie dhe duete prej operave të njohura.
Por, në një kohë sa më të shpejtë vlerësuesit e muzikës së përjetshme do të mund të shijojnë interpretimet e primadonës së operës gjatë kohës së dekorimeve "Victoire de la Musique" në Francë /24.02/ kurse më 27 shkurt Jonçeva do të mbajë një recital për serinë “Yjet e Metropolitan operës live”. Koncerti do të incizohet në sallën e bibliotekës së manastirit “Schussenried” në Gjermaninë Juglindore.
Përpiloi: Vesella KrëstevaLjubo Kirov do ta përfundojë turneun e tij kombëtar "25 vjet në skenë" jo me një, por me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje - më 16 dhe 17 tetor. Në to, hitet e preferuara të këngëtarit do të interpretohen të shoqëruara..
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare do të hapë sezonin e saj të 73-të krijues me një koncert më 16 tetor në orën 19:00 në Studion e Parë të Radios. Ansambli, i dirigjuar nga maestro Dimitër Hristov , do të prezantojë vepra..
Kamelia Todorova - këngëtarja që vendosi standarde në muzikën bullgare xhaz dhe pop - prezanton projektin e saj të ri muzikor "Këngët e mia" më 14 tetor në orën 19:30 në Qendrën për Art Bashkëkohor "Topllocentralla" në Sofje. Eventi premton të jetë..
Dyshja e njohur së fundmi "Molec" do të prezantojë albumin e saj të ri "Paraklis" (“Kishëza”) me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës..
Grupi JazzBoree vazhdon linjën e përzierjes së folklorit bullgar me mjete shprehëse tipike të xhazit. Muzikantët e formacionit gjejnë kryqëzimin midis..