Duke i përgjigjur pyetjes se cilat do të jenë super fuqitë gjatë 2030 58% e bullgarëve e vendosin Rusinë në vend të parë, 50% e vendosin Kinën dhe 46% - Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo tregon një studim global i Asociacionit Ndërkombëtar “Gallup” mbi perceptimet për superfuqitë globale dhe politikat e tyre.
Sipas 55% prej bullgarëve, politikat e SHBA-së e destabilizojnë botën. 19% besojnë se Shtetet e Bashkuara janë më tepër një faktor stabilizues. Të tjerët nuk mund të gjykojnë.
Në lidhje me Rusinë, 42% besojnë se politikat e saj më tepër e stabilizojnë botën, një e katërta nuk pajtohet dhe një e treta nuk mund të gjykojë.
Federata Ruse nuk ka demonstruar në asnjë mënyrë gatishmërinë e saj për të arritur paqen. Deti i Zi është një zonë kufitare me luftën. Ai duhet të gëzojë vëmendjen absolute të aleatëve. Ne duam një prani më të madhe prej tyre në Detin e Zi. Kjo u..
Forcat qeverisëse nga GERB–SDS, BSP–Е majta e bashkuar dhe “Ka një popull të tillë” (ITN) nënshkruan një aneks ndaj marrëveshjes së tyre të koalicionit, me të cilin përcaktojnë rregullat për rotacionin e kryetarit të parlamentit. Mekanizmi i ri..
Paraqita një kërkesë me të cilën tërhiqem nga detyra e kryetares së Kuvendit Popullor, njoftoi kryetarja e parlamentit, Natalija Kisellova, pasi hapi seancën plenare më 29 tetor. “Sot tërhiqem dhe në këtë mënyrë tregoj se si duhet vepruar me ndjenjë..