Aktualisht për Varnën për sezonin veror janë planifikuar 3 000 fluturime nga Gjermania, 1,500 nga Polonia, 900 nga Republika Çeke dhe 900 fluturime nga Britania e Madhe. Sidoqoftë, ka ende paqartësi në lidhje me zbatimin e tyre. Këtë e tha për Radio Varna drejtori i Aeroportit të Varnës, Dimitër Kostadinov.
Stojan Marinov nga Dhoma Turistike e Varnës vë në dukje se kohët e fundit ka pasur një trend kurioz në bregdetin tonë të Detit të Zi - koncerne të mëdha evropiane, të cilat punojnë në shumë tregje, bëjnë shumë rezervime për rumunët. Ai pret që turistët rumunë, të cilët tani mbushin vendpushimet dimërore, të jenë më shumë në bregdetin e Detit të Zi gjatë sezonit të verës.
Verën e kaluar Burgasi dhe fshatrat turistikë përreth pritën rreth 600 mijë turistë bullgarë dhe të huaj, që është 21% më shumë se në vitin 2023. Megjithatë kohët e fundit qyteti ynë i Detit të Zi po zhvillohet edhe si një qendër kulturore, duke..
"Vemja e Rodopeve" – kështu e quajnë trenin që zvarritet përgjatë shpateve të malit Rodopa në rrugën Dimitrovgrad - Haskovo - Kërdxhali - fshati Podkova. Dhe jo, kjo nuk është treni legjendar me binarë të ngushtë , i cili qarkullon në një..
Në vitin 2009 një kompani shtetërore në Shangai nxori në treg kos me markën “Musilijan”, siç quhet fshati Momçillovci në Kinë. Shfaqja e produktit tonë u shoqërua me një fushatë reklamuese në shkallë të gjerë dhe emri i fshatit në malin e..