Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dirigjenti Sascha Goetzel paraqet muzikën vjeneze me Filarmoninë e Sofjes

Solist në koncertin për piano të Mozartit do të jetë Sergej Redkin

Foto: sofiaphilharmonic.com

Në koncertin e Filarmonisë së Sofjes më 25.02. do të dëgjojmë vepra të kompozitorëve austriakë, përfaqësues të epokave të ndryshme - Koncert për piano dhe orkestër numër 17 në  G major nga Mozarti dhe Simfoni për orkestër të dhomës opus 23 nga Alexander (von) Zemlinsky, i cili ka krijuar gjatë dekadave të para të shekullit të 20. Dirigjent është Sascha Goetzel - dirigjenti kryesor i ftuar i orkestrës sonë të filarmonisë kombëtare. I lindur në Vjenë, ai merr mësimet e tij të para në violinë nga babai i tij, kurse në moshën 11 vjeçare fillon të mësojë dirigjim tek profesori Richard Österreicher.  Që nga viti 2008 është drejtor artistik dhe dirigjent i përgjithshëm i The Borusan Istanbul Philharmonic Orchestra. Ka punuar me Plasido Domingon, Hose Kareras, Anna Netrebko, Rene Fleming dhe akoma një serë emrash të mëdhenj nga skenat botërore.

Sascha Goetzel dhe Sergjej Redkin

Solist në koncertin për piano të klasikut të madh vjenez është Sergjej Redkin, i cili kohët e fundit jeton në vendin tonë. Ai ka lindur në Krasnoyarsk, dhe fillon të ekzekutojë në piano në moshën 5 vjeçe, në moshën 13 vjeçare merr dekoratat e veta të para serioze në konkurset ndërkombëtare për piano. Gjatë vitit 2016 dirigjenti i madh rus Valerij Gjorgjiev e fton si solist të orkestrës të Teatrit Mariinsky. Bashkë zhvillojnë koncerte në Paris, Nju Jork, Meksikë, Madrid , Budapest dhe Munih. Gjatë vitit 2017 mbron  doktoratën në Konservatorin e Shën Petersburgut “Nikolai Rimsky – Korsakov”. Redkin tanimë është shumë mirë i njohur tek ne, kurse gjatë verës së vitit 2020, përsëri me ftesë të Filarmonisë së Sofjes, ai kishte shfaqje në një skenë me bashkëshorten e tij – pianistja bullgare Viktoria Vasilenko.

Redaktore: Allbena Bezovska

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ndërsa je këtu" - një baladë e butë me shpresë për të nesërmen

Dy këngëtarë - Bojana Karpatova dhe Boris Hristov - bashkohen për një këngë dueti të titulluar "Ndërsa je këtu". Bojana vetë shkroi muzikën dhe tekstin, aranzhimi është nga Artur Nadosjan. Ja çfarë thonë artistët për mesazhin e këngës: "Koha..

botuar më 25-10-20 6.05.PD
Bojko Cvetanov

Tenori i famshëm Bojko Cvetanov feston 70 vjet nën tingujt e mandolinave

Tenori bullgar me famë botërore Bojko Cvetanov do të festojë 70-vjetorin e lindjes me një koncert më 18 tetor në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje. Partneri i tij në këtë ditë të veçantë për interpretuesit dhe publikun do të jetë orkestra e mandolinave..

botuar më 25-10-18 7.55.PD

"E di"

Ljubo Kirov do ta përfundojë turneun e tij kombëtar "25 vjet në skenë" jo me një, por me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje - më 16 dhe 17 tetor. Në to, hitet e preferuara të këngëtarit do të interpretohen të shoqëruara..

botuar më 25-10-16 6.15.PD