Bullgaria është vendi në BE ku gratë lindin fëmijën e tyre të parë në moshë më të re, sipas Eurostat. Mosha mesatare në të cilën një grua bullgare lind fëmijën e saj të parë është 26.3 vjet në vitin 2019, tregon Eurostat. Rumania renditet e dyta në komunitet, ku gratë lindin fëmijën e tyre të parë nën moshën 27 vjeç.
Megjithatë Bullgaria po ndjek trendin e përgjithshëm në BE të rritjes së moshës në të cilën femrat lindin fëmijën e tyre të parë. Në vitin 2018 mosha ka qenë 26.2 vjet, në vitin 2017 - 26.1, ndërsa në vitin 2010 - 25.6 vjet.
Mosha mesatare e grave në BE kur ato lindin fëmijën e tyre të parë është 29.4 vjeç në 2019, sipas të dhënave. Në vitin 2013, ajo ka qenë nën 29 vjeç, raporton investor.bg.
Historia e Emisioneve në Gjuhë të Huaja të Radios Kombëtare Bullgare, transmetimet e të cilëve me valë të shkurtra filluan në vitin 1936, vetëm një vit pas themelimit të Radios Bullgare, është e mbushur me fakte interesante dhe pothuajse të panjohura..
Shkencëtarët e Akademisë Bullgare të Shkencave kanë hedhur poshtë me fakte spekulimet në Serbi që kundërshtojnë identitetin kombëtar të bullgarëve në Krahinat Perëndimore. Në mesin e janarit, bashkatdhetarët tanë atje i dërguan një letër presidentit serb..
Universiteti Teknik i Pylltarisë organizon një sërë aktivitetesh kushtuar rrugës shekullore të arsimit të lartë pyjor në Bullgari. Ngjarja e parë është sonte, ku do të mbahet një retrospektivë e aktiviteteve pyjore me një leksion me temën: “Një..
“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën..
“Trakët, vera dhe kultura” është tema e seminarit në kompleksin arkeologjik “Lugina e mbretërve trakë” pranë Kazanllëkut, i cili do të mbledhë së..