Një kalim me pallaska dëbore organizohet në Pamporovo më 28 shkurt, njoftuan nga Qendra Turistike në vendpushimin rodopas. Që aty ripohuan se aktualisht kushtet për ski janë të shkëlqyera, janë hapur 12 pista me një shkallë të ndryshme të vështirësisë, kurse ata të cilët kanë dëshirë të përfshihen në iniciativë nuk janë të pakët.
Shëtitja me pallaska dëbore ditën e diel është nëpër një itinerar të ri turistik në rrethet e ski-pushimores. Kalimi përfshin dhe zonën “Igllata” /“Gjilpëra”/, që ku hapet një panoramë jashtëzakonisht e bukur drejt malit. Në fakt itinerari i ri do të jetë aksent në programin veror të Pamporovës, që pret turistë gjatë gjithë vitit. Propozimet për hipizëm në dëborë në rrëzë të majës janë po kështu një alternativë e kërkuar për sport dhe një afrim me natyrën e bukur të maleve Rodope. Pritet që stina e skive në Pamporovo gjatë këtij dimri të vazhdojë dhe gjatë muajit mars, duke gjykuar në bazë të prognozave të meteorologëve dhe të punonjësve në industri.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Ka filluar faza e katërt, më e gjata nga pesë etapat e Turneut të 71-të Ndërkombëtar të Çiklizmit në Bullgari. Fillimi u dha në Primorsko. Etapa e parë nga Sofja deri në Trojan ishte 161.5 kilometra e gjatë, ndërsa në fazën e dytë..
Raketa e parë e Bullgarisë Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e dytë të US Open. Në paraqitjen e tij të 14-të në turneun Grand Slam në Nju Jork, Dimitrovi i nëntë fitoi ndaj kualifikuesit të 209-të francez në botë Kyrian Jacquet me 6:3, 6:4,..
Tre bullgarë nisen për të marrë pjesë në Lojërat Paraolimpike në Paris 2024, të cilat do të fillojnë më 28 gusht dhe do të vazhdojnë deri më 8 shtator. Sportistët tanë do të përfundojnë pjesëmarrjen e tyre brenda vetëm 2 ditëve – 30 dhe 31 gusht (e..