Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sot hapen restorantet, por klubet e natës mbeten të mbyllura

Foto: BTA

Që nga 1 marsi vizitat në institucionet e ushqimit dhe argëtimit lejohen, pasi Ministri i Shëndetësisë dhe urdhër për shfuqizimin e masave anti-epidemike.

Kushti është të përdoret gjysma e kapacitetit të tyre, të mbahet një distancë prej 1.5 metra midis pjesëve të pasme të karrigeve të dy tryezave fqinje, si dhe stafi të mbajë maska. Përveç kësaj orari i punës i objekteve duhet të përfundojë më së voni në orën 23.00.

Që nga sot hiqet edhe ndalimi i udhëtimeve të organizuara në vend dhe ai për organizimin e kongreseve, dasmave, pagëzimeve, seminareve, konferencave.

Tani për tani mbeten të mbyllura diskotekat, klubet, piano baret dhe klubet e natës.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Radev

Bullgaria prej kohësh i ka përmbushur të gjitha kriteret teknike për anëtarësim në Shengen

"Ka ardhur koha." Kështu në mënyrë lakonike presidenti Rumen Radev e komentoi nga Nju Jorku mundësinë që më 10 tetor të këtij viti të bëhet një propozim Bullgaria të hyjë në zonën Shengen edhe në rrugë tokësore. Kreu i shtetit kujtoi se vendi..

botuar më 24-09-25 8.57.PD

Birra kraft do të derdhet në fund të javës në Sofje

20 fabrika birre bullgare do të ofrojnë recetat e tyre unike të birrës gjatë festivalit "Rruga Sumbullare", i cili do të mbahet në fund të javës - më 27, 28 dhe 29 shtator, përballë godinës së Pallatit Kombëtar të Kulturës në qendër të Sofjes...

botuar më 24-09-25 6.05.PD

Parashikimi i motit për 25 shtatorin

Të mërkurën , më 25 shtator, do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësirat do të rriten pasdite nga perëndimi. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-juglindor, por nga mbrëmja në zonat perëndimore do të orientohet nga drejtimi..

botuar më 24-09-24 7.35.MD