Boksierët bullgarë u paraqitën jashtëzakonisht mirë në sallën “Sofja”, duke fituar gjithsej 8 çmime në turneun më të vjetër në Evropë – pesë medalje të arta dhe tri të argjendta.
Fituesit janë Stojka Krësteva (51 kg), Stanimira Petrova (57 kg), Daniell Asenov (52 kg), Javier Ibañez (57 kg) dhe Radosllav Pantaleev (91 kg).
Vendet e treta u zunë nga Svetllana Kamenova (57 kg), Melis Jonuzova (69 kg) dhe Petër Bellberov (+91 kg), raportoi sportal.bg.
Fillon ngjarja më e madhe e atletikës së lehtë në Bullgari – Wizz Air Sofia Marathon 2025 . Më 11 dhe 12 tetor, rrugët e Sofjes do të shndërrohen në një skenë të sportit dhe kulturës. Edhe këtë vit, organizatorët raportojnë interes rekord nga..
Basketbollisti më i mirë bullgar Aleksandër Vezenkov u zgjodh për të dytin vit radhazi si lojtari më i mirë jashtë Shoqatës Kombëtare Amerikane të Basketbollit - NBA në anketën e menaxherëve të përgjithshëm të NBA-së. Ylli i Olympiacos mori 44% të..
Peshëngritësi bullgar Karlos Nasar fitoi Titullin Botëror në kategorinë 94 kg dhe vendosi një rekord të ri botëror në shtytje , duke ngritur 222 kilogramë. Nasar përfundoi i katërti në lëvizjen e parë, ku medalja e artë shkoi për iranianin..