Këtë vit Radio Bullgaria feston 85 vjet nga themelimi i saj. Edhe sot e kësaj dite ajo mbetet media e vetme që përhap informacion për vendin në 10 gjuhë. Shumë vite në epokën para-digjitale programi shumëgjuhësh i Radios Kombëtare Bullgare /BNR/ gëzonte popullaritet jashtë vendit, por ishte më pak i njohur në Bullgari. Arsyeja është se programet që paraqesin jetën aktuale, muzikën, kulturën dhe të kaluarën e vendit tonë transmetoheshin në valë të shkurtra dhe të mesme jashtë vendit - në gjuhë të huaja dhe në bullgarisht - për bullgarët në të gjithë botën.
“Kur filloi paraqitja jonë edhe në internet, të gjithë ishim të mendimit se hapësira e internetit është pa kufij dhe kjo do t’i popullarizojë edhe më shumë programet tona. Ato u bënë të disponueshme edhe në Bullgari” - tha Milen Bellçev, redaktori i përgjithshëm i kryeredaksisë “Gjuhë të Huaja” të Radio Bullgarisë në vazhdim të shumë viteve. Para vitit 1989 programet ishin "nën mbulesën ideologjike", por pas ndryshimeve demokratike ato u bënë një burim objektiv i informacionit. Milen kujton se "në vitet '90 Radio Bullgaria u rendit në mesin e 10 stacioneve më të mira që transmetonin jashtë vendit dhe kolegët anglezë nga BBC na quajtën " BBC në Ballkan ".
Në vitin 2004, kur Radio Bullgaria drejtohej nga Angell Nedjalkov, u krijua sajti i parë i BNR-së në internet, vetëm me informacion të programeve të Radio Bullgarisë, në 11 gjuhë - bullgarisht, anglisht, gjermanisht, rusisht, frëngjisht, spanjisht, serbisht, greqisht, shqip, turqisht dhe arabisht. Faqja u vlerësua shumë lart, duke përfshirë këtu dhe ekspertët e huaj, dhe fitoi disa çmime. Njëri prej tyre daton në të njëjtin vit 2004 - në Festivalin Ndërkombëtar të Uebit në vendpushimin e Allbena, ku u shpall sajti i vitit.
Milen është i bindur se pasuria më e madhe e Radio Bullgarisë janë njerëzit, “sepse njerëzit e krijojnë institucionin dhe jo institucioni – njerëzit”. Ai thekson se këtu kanë punuar përkthyesit më të mirë. Është vështirë të numërohen të gjithë që kanë lënë gjurmë në historinë e medias:
"Që në fund të viteve 1930, kur filluan transmetimet, programet në gjermanisht lexoheshin nga një punonjës i Ambasadës Gjermane në Sofje dhe në italisht - nga Petër Uvaliev, një nga intelektualët më të mëdhenj në historinë bullgare" - vë në dukje bashkëbiseduesi ynë.
Në kohën më të re këtu punonin Vencesllav Nikollov - autor i një fjalori bullgaro-spanjisht, Millko Conev - përkthyes i veprave të shkrimtarit të madh grek Nikos Kazanxaqis, Xhoko Rosiç – aktor i dashur bullgar, i cili ka lindur në Jugosllavi, studiuesja e gjuhës spanjolle Katja Dimanova - me disa çmime nga Bashkimi i Përkthyesve për arritje të jashtëzakonshme në fushën e letërsisë artistike, Ivan Avuski nga Redaksia e Gjuhës Franceze - 30 vjet korrespodent i botimeve të autoritetshme sportive "France Football" dhe "L'Équipe", koleget nga Redaksia e Gjuhës Shqipe, të cilat, për shkak të gjuhës së tyre të rrallë, shoqëronin të gjithë mysafirët zyrtarë që mbërrinin në vendin tonë nga Shqipëria, thotë Milen Bellçev.
Ai gjithashtu kujton kohën kur transmetuesit shkuan në duar private dhe nën presion Radio Bullgaria filloi të mbyllte programet e saj transmetuese. Qindra letra dhe telefonata mbërritën nga e gjithë bota me një kërkesë: "Mos e bëni!" Milen i ka kushtuar më shumë se 30 vjet të jetës së tij radios. E ka filluar rrugën e vet profesionale si bashkëpunëtor në Redaksinë e Gjuhës Turke para se të arrijë postin e redaktorit të përgjithshëm të programeve në gjuhë të huaja dhe i di shumë mirë hidhërimet dhe gëzimet e medias nga brenda. Ai kujton të ashtuquajturin “Proces i Ringjalljes”(i cili filloi në vitin 1984, për shkak të të cilit në vitin 1989 360 000 veta ishin të detyruar për t’i braktisur shpejt shtëpitë e tyre duke kërkuar strehim në Turqinë fqinje)dhe kohërat e vështira për kolegët e tij në Redaksinë e Gjuhës Turke, e cila u mbyll. Prandaj, kur u zgjodh redaktor i përgjithshëm i redaksisë “Gjuhë të huaja”:
“Një prej gjërave të para që bëmë me drejtorin e Radio Bullgarisë Angell Nedjallkov gjatë vitit 1994 ishte të rimëkëmbnim programet në turqisht në vend. Ndër të tjera, të njëjtin vit, filloi edhe transmetimi i programeve në gjuhën ruse.
Sot, kur festojmë përvjetorin tonë të 85-të, Milen është i bindur se fuqia e Radio Bullgarisë është në frymën kolektive dhe punën ekipore të të gjitha redaksive. Pyetjes se si arrihet kjo, ai iu përgjigj kategorikisht:
“Më e rëndësishmja është që udhëheqësi i ekipit të mund t’i shtypë negativet e çdo njërit dhe të nxjerrë në pah pozitivet e tij. Nuk ka të sëmurë, nuk ka të shëndoshë – duhet të punohet!”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkivTë nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “Dua” nga Pllamen Bonev De La Bona. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:44 - Lajme 12:10- Kënga e ditës
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “I pathyer” nga Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:44 - Lajme 10:15- Kënga e ditës
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Pas kësaj do t’ju përqendrojmë vëmendjen mbi një botimi të Euronews, që e rekomandon Bullgarinë si një destinacion ideal për turizmin gjatë gjithë vitit. 25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “I pathyer” nga Dimitër Atanasov..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “Dua” nga Pllamen Bonev De La..