Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti i ardhshëm - një batanije shumëngjyrëshe rodopëse

Foto: BGNES

Sot është afati përfundimtar, në të cilin partitë dhe koalicionet, të regjistruara për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme, duhet të paraqesin në komisionet e zgjedhjeve të qarkut listat me kandidatët për deputetë. Nëse bullgarët do të shikojnë në to personalitetet, të cilët në një shkallë maksimale të mund të shprehin  vizionin e tyre për të ardhmen e vendit - do të kuptojmë më vonë. Kjo do të duket në një shkallë më të madhe  nga aktiviteti zgjedhor më 4 prill.

Ekzotikja në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në nivele normale, prognozoi  në eterin e programit “Horizont” - BNR politologu dhe pedagog në Universitetin e Ri Bullgar Ljubomir Stefanov.

Ljubomir Stefanov

“Nuk po pres biseda me përmbajtje. Theksi do të vihet përsëri tek paketimi dhe vështrimet e zemëruara, mbi tundjen e gishtit dhe ndërtimin e një imazhi të mohimit të kundërshtarit tënd. Por jo përmbajtja jote do të jetë në vend të parë në fushatë, por kjo të cilën nuk e thonë të tjerët dhe se çfarë nuk do të bëjnë” - këtë e pret Stefanov nga fushata paraelektorale, e cila zyrtarisht fillon më 5 mars. Sipas fjalëve të tij parlamenti i ardhshëm  do të jetë si një “batanije shumëngjyrëshe rodopëse me të gjitha ngjyrat e mundshme, me 5-6-7 parti. Që të gjithë do të na buzëqeshin me ngjyra, por le të shikojmë sesi do të formohet shumica”.

Pas zgjedhjeve, pavarësisht dhe mjaft vështirë, do të formohet qeveri, është më se kategorik politologu Milen Ljubenov. Por, e rëndësishmja është se ajo do të kthehet në njëfarë lakmusi për faktin se derisa opozita është një shprehëse reale e gjendjes së protestave në shoqëri:

Milen Ljubenov

“Ne tani do të shohim programet e partive, kandidate për pushtetin, por të rëndësishme janë disa gjëra. Në vend të parë është sesi do të dalim nga situata ekonomike, pas zgjedhjeve - sqaroi Ljubenov dhe shtoi: Temat e lidhura me rregullin e ligjit, shteti i pushtuar dhe ndryshimi i këtij modeli të drejtimit po kështu janë të rëndësishme dhe për ta po kështu duhet të flitet.” Diçka më tepër - ato duhet të kthehen në një temë bazë për opozitën jashtëparlamentare, që të mund të tërheqë  një rreth më të gjerë prej zgjedhësve, të pakënaqur nga mënyra në të cilën drejtohet vendi deri në këtë moment.

Sa i përket aktivitetit zgjedhor, një prognozë për rreth 3 milionë votues në ditën e zgjedhjeve është mjaft optimiste.

“Për këtë ka një sërë shkaqesh - deklaroi në një intervistë për BNR sociologu Julij Pavllov.

Julij Pavllov

E para prej tyre është Covid-kriza, e cila përbën një farë kërcënimi, madje dhe në pamjen në të cilën është në këtë moment. Ky është një faktor psikologjik. Por shkaku më serioz është se ne prej kohe, dhe në momentet e kulmit, dhe në momentet e uljes dhe zbutjes të kësaj  krize shëndetësore, vëmë re një dëshirë shumë të dobët për të votuar në zgjedhjet e ardhshme. E shpjegojmë me faktin se pjesa më e madhe e kandidatëve, midis të cilëve ne duhet të zgjedhim, janë figura të vjetra.

Pavllov është i bindur se qeveria do të formohet me çmimin e një ose tjetër kompromisi. Shkaku është se asnjë nga partitë nuk ka interes dhe resurspër zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme vetëm disa muaj pas këtyre më 4 prill.

Sociologu Andrej Rajçev po kështu mbështet tezën për një formim mundësisht të suksesshëm të shumicës së domosdoshme për krijimin e qeverisë. Si një motiv drejtues ai thekson dëshirën të mos të lejohet një kabinet teknik, të emëruar nga presidenti.

Andrej Rajçev

“Drejtuesit e tanishëm nga partia GERB do të vendosin të bëjnë formulën  të cilën po e bëjnë tanimë tre herë - ata plus ndonjë tjetër, që të mund të formojnë shumicë. Pavarësisht nga kjo, kjo formë më duket pak e vjetërsuar dhe mbase do të orientohen ndaj një qeverie eksperte. Për ta janë të rëndësishme zgjedhjet presidenciale dhe formimi i një koalicioni të leverdishëm do të jetë qëllimi i tyre kryesor”.

Redaktor: Joan Kolev /në bazë të intervistave të BNR-programi Horizont/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, arkiv personal, Ani Petrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

 Радмила Шекеринска

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..

botuar më 24-11-23 9.30.PD
Një radhë për të votuar në Britaninë e Madhe në ditën e zgjedhjeve

Krijimi i një Rajoni Zgjedhor me Shumë Mandate “Jashtë Shtetit” do të ndalojë manipulimet e mundshme me votat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit

Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..

botuar më 24-11-21 4.38.MD
Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Republika e Maqedonisë së Veriut dëshiron të përfshijë bullgarët në kushtetutë pas hyrjes në BE

Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..

botuar më 24-11-20 9.49.PD