Me rastin e festës kombëtare të Republikës së Bullgarisë dhe në lidhje me përvjetorin e vet të 85 Radio Bullgaria starton një iniciativë të re online. Përgatitëm një lojë në ueb-faqen tonë, nëpërmjet së cilës duam të kuptojmë se çfarë janë asociacionet e të huajve kur të dëgjojnë emrin e Bullgarisë dhe cilat janë faktet më pak të njohura për atdheun ndër bullgarët.
Çdo muaj në lojën tonë interaktive do të publikojmë një pyetje nga fusha të ndryshme të lidhura me kulturën, historinë, gjeografinë, arritjet shkencore dhe sportive të vendit tonë.
Në fund të vitit do t’u bëjmë bilanc fakteve, personaliteteve dhe ngjarjeve, me të cilat ju e lidhni më tepër Bullgarinë dhe do t’i renditim në një klasifikim. Pas kësaj do t’ju tregojmë për to në një sërë publikimesh multimediale.
Ju mirëpresim!
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Më thuaj që është ëndërr” nga ALMA. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:46 - Lajme 11:24 - Kënga e ditës
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni veprën më të re nga "Mary Boys Band" të titulluar “Djali im”. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:55 - Lajme 14:30- Kënga e ditës..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në minutat e dedikuara muzikës, ju prezantojmë këngën më të re të Nina Nikolinës, me titullin “Pasqyrë”. Ju urojmë minuta të këndshme! 01.29 – Lajmet 11.33 – Kënga e Ditës
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 13 tetor 2025 do të dëgjoni lajmet e fundit. Pas kësaj në minutat kushtuar muzikës do të dëgjoni këngën "E..