Për herë të pesëmbëdhjetë Agjencisë Bullgare të Investimeve iu dha çmimi vjetor “Investitori i Vitit”, këtë herë në internet, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në konkurs, i cili synon të dallojë projektet më të rëndësishme të investimeve në Bullgari në vitin 2020, fituesi i madh është kompania "Nestle Bulgaria", e cila është në tregun bullgar që nga viti 1994. Ajo prodhon produkte për mbi 35 tregje në të gjithë botën.
Grupi Industrial “Sisecam”, i cili që nga viti 1997zhvillon në vendin tonë fabrikat e veta për prodhim të llojeve të ndryshme të qelqit, fitoi Çmimin për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Investimeve. Investimet e tij totale në Bullgari arrijnë 800 milion dollarë.
Ndër fituesit është shoqata "Fëmijët me Sëmundje Onkohematologjike", e cila mori një pllakë kristali për "Fillim të Suksesshëm". Ajo rri prapa Qendrës së parë dhe të vetme të Rehabilitimit për fëmijë me sëmundje onkohematologjike në Bullgari dhe në Ballkan që është dhe një nga qendrat e pakta të tilla në botë.Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..