Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

2403 raste të reja të koronavirusit u zbuluan në 24 orët e fundit

Foto: EPA/BGNES

2403 raste të reja të koronavirusit janë zbuluar në Bullgari në 24 orët e fundit, pas 14 563 testeve të kryera, ose 16.5% e mostrave janë pozitive, tregojnë të dhënat e Portalit të Unifikuar të Informacionit. Shumica e të infektuarve janë në Sofje - 737, Plovdiv - 187 dhe Pleven - 129.

Dje kanë vdekur 83 veta me koronavirus dhe bashkë me ta numri i përgjithshëm i viktimave arriti në 10 391 veta. Rastet aktive janë 33.227. 5009 persona u shtruan në spital, nga të cilët 423 në njësinë e kujdesit intensiv.

Për 24 orët e fundit u vaksinuan 20 233 njerëz. Që nga fillimi i programit të imunizimit me një dozë të dytë janë vaksinuar 41 525 persona.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti apeloi edhe një herë Gjykatën Kushtetuese për ndryshimet në Kushtetutë

Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..

botuar më 24-11-20 5.58.MD

Ambasadorja e Austrisë u njoh me situatën në kufirin bullgaro-turk

Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..

botuar më 24-11-20 3.44.MD

Bullgaria vlerësoi lart Presidencën shqiptare të CEI

Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..

botuar më 24-11-20 3.29.MD