Me rastin e 3 marsit – festa kombëtare e Bullgarisë, vendi ynë mori përshëndetje dhe nga jashtë. Sekretari i shtetit të SHBA-së Anthony Blinken theksoi partneritetin strategjik midis dy vendeve tona: "Si miq, aleatë dhe partnerë të qëndrueshëm, Shtetet e Bashkuara dhe Bullgaria ndajnë një angazhim për lirinë, të drejtat e njeriut, institucionet demokratike dhe të përgjegjshme, sigurinë dhe ekonominë e tregut," vuri në dukje Blinken në një mesazh urimi të postuar në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit të SHBA-së.
Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel gjithashtu përshëndeti të gjithë bullgarët në profilin e tij në Twitter, njoftoi BNR "Horizont".
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..