Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Regjisorja Maja Vitkova-Kosev për bamirësinë, artin dhe jetën mes tyre

Foto: Viktoria Films

Pa ndonjë rëndësi nëse festoni 8 marsin, nëse e lidhni me politikë, ideologji ose luftë për barazinë gjinore, data me siguri që ka hijeshinë dhe kontradiktën karakteristike femërore. Sot, ju tregojmë për një grua të re, e cila vet pohon se, nuk e konsideron 8 marsin për një datë të rëndësishme në jetën e saj.  

Ajo është Maja Vitkova-Kosev - regjisore, producente dhe skenariste. Një grua, e cila punon në botën akoma shumë të fortë të meshkujve, siç është bërja e filmave, por njëkohësisht  nuk le pas dore dhe nevojën e një gruaje për të ndihmuar, ashtu siç mundet dhe kur mundet. Maja e njeh shumë mirë temën e gruas, një pjesë e madhe nga projektet e saj të filmave deri në këtë moment  u janë kushtuar lidhjeve, të cilat i formon një grua si nënë, vajzë, bashkëshorte, shoqe. Tema, e cila është e gërshetuar dhe në historinë e filmit të saj debutues me metrazh të plotë “Viktoria”. Gjatë vitit 2014 ai bëhet  titulli i parë bullgar me premierë në festivalin më të madh për kinemanë e pavarur në botë - Ѕundаnсе. Pasojnë mbi 70 pjesëmarrje nëpër festivale ndërkombëtare dhe 10 çmime.

“Dhe kur përmende “Viktoria”- kam menduar shumë mbi çështjen e lidhur me lëvizjen “Me too”, e cila u paraqit aty rreth vitit 2015, debati për të drejtat e grave, për këtë të jemi të barabartë dhe si pagim, dhe si qëndrim, dhe si financim, kur flasim për kinema. Në Bullgari ky model akoma nuk punon. Patëm biseduar me kolegë, gra regjisore për shembull për këtë se duhet të kërkojmë kuotë për financimin e projekteve. Dhe pavarësisht nga realiteti dhe pa asnjë notë të keqardhjes Maja vazhdon të shkruajë historinë e saj në kinema:  

“Aktualisht po përgatis dy filma me metrazh të shkurtër, të cilëve unë jam skenariste, regjisore dhe producent. Prej 3 vjetëve kam vënë në veprim një projekt shumë të madh “Afrika” në një bashkëpunim me Francën, Suedinë dhe Rumaninë, i cili është dhe mbartës i dekoratës për skenar më të mirë evropianolindor të “Krzysztof Keszlowski”, që jepet çdo vit në festivalin në Kan. Dhe po kështu jam dhe producente e një regjisore të re,  grua-kolege, Kristina Spasovska”.  


Dhe meqenëse skenari më interesant gjithmonë është jeta, Maja merr pjesë me zemër, me kohë dhe përpjekje dhe në të. Që nga fillimi i vitit 2020  organizon aksione të bamirësisë për shtëpi të ndryshme në Sofje dhe njerëz të veçantë, përmes të cilëve furnizon ilaçe, ushqime, materiale, rroba dhe çdo gjë nga të cilat ata nevojiten.

“Çdo gjë filloi në mënyrë shumë spontane. Qe rreth përvjetorit nga vdekja e babait tim dhe unë doja që të bëj diçka në emër të tij. Zbulova një shtëpi për njerëz të moshuar me të meta mentale, të cilëve u ndihmojmë më shumë se 1 vit.”

Vetëm gjatë muajit dhjetor Maja dhe bashkëmendimtarët e tjerë kanë organizuar 40 aksione të veprimtarisë dhuruese. Tani po nis një aksion i ri, fillimin e të cilit e ve bullgari Petër Petrov, i cili jeton në Vjenë dhe bën dhurim prej 20 kavanozave me mjaltë.


E vërteta është se njerëzit i përgjigjen shumë shpejt dhe me gjithë zemër bamirësisë, thotë Maja.

“Kemi një dhuruese nga Seattle, të cilën unë nuk e njihja përpara kësaj. Ajo për shembull  fare qetësisht i porosiste produktet, të cilat do që t’i dhurojë online dhe i dërgonte direkt ose deri tek ne ose deri tek njerëzit, që donte që t’i marrin. Kemi në dhuruese tjetër, e cila u përfshi në aksionin për 100 anëtarë të moshuar të Lidhjes  të Piktorëve Bullgarë , të cilëve u dhuruam paketa të plota me ushqim. Në veprimtarinë tjetër do të mbledhim materiale për të pikturuar, meqenëse shumë nga këta njerëz preferojnë të vdesin nga uria, por të mund të kenë mundësi të pikturojnë. E vërteta është se kaq shumë njerëz kanë nevojë për një përkrahje ose të dinë se nuk janë vetëm, se nganjëherë çuditesh se që ku të fillosh”.

Dhe nëse akoma nuk e keni kuptuar se përse ajo ka zgjedhur t’i përkushtojë forcat e veta artit Jetë, e jo të përgatisë premierën tjetër të saj të madhe, përgjigja është: “Balanca”. Duhet të japim kaq sa marrim, është e bindur Maja:

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Viktoria Films, Facebook /Maya Vitkova-Kosev




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një delegacion shtetëror bullgar sjell në Vatikan simbolet bullgare të paqes dhe unitetit shpirtëror

Çdo vit në prag të festës së vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi, të alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgare dhe letërsisë sllave - 24 maj, një delegacion bullgar i kryesuar nga kryetari i Kuvendit ose kreu i shtetit priten në audiencë nga kreu i..

botuar më 24-05-21 7.30.PD
Shoshana Baruh

Byrek me djathë, dhallë dhe tarator - Shoshana dhe mëngjesorja e saj bullgare në Brazil

Casa Bulgara ose Shtëpia Bullgare zë një vend kryesor në guidat e kuzhinës në São Paulo - qyteti më i madh në Brazil me mbi 12 milionë banorë. Mëngjesorja ka gati gjysmë shekulli që ndodhet në të njëjtën adresë dhe është në pronësi të 75-vjeçares..

botuar më 24-04-30 7.20.PD

Aktori Icko Finci në moshën 91-vjeçare – një jetë që vazhdon të befasojë çdo ditë

Ichak Finci ka lindur më 25 prill, pjesë e të ashtuquajturit “brezi i artë” i aktorëve bullgarë. Për udhëtimin e tij 91-vjeçar në tokë, Icko Finci le gjurmë të dallueshme në jetën teatrale, filmike dhe kulturore bullgare. Ai ka lindur në Sofje,..

botuar më 24-04-25 7.30.PD