Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Greqia me një ndihmë të re për biznesin prej 2,5 miliardë euro

Një paketë masash të reja për mbështetjen e kompanive, të profesioneve të lira dhe të personave të punësuar shpalli kryeministri grek Kiriakos Micotakis. Ai nënvizoi se, gjatë dy vjetëve të krizës 2020 dhe 2021 shteti ndan 35,6 miliardë euro në përkrahje të biznesit. Paketa e shtatë e radhës me ndihma është prej 2,5 miliardë euro dhe është e orientuar te 6 sektorë në ekonomi. Nga masat e reja do të përfitojnë mbi 500 000 persona të vetëpunësuar, si dhe milionë punonjës. Paratë janë për kredi preferenciale të firmave me një qarkullim të pakësuar. Po shtohet dhe përmasa e kreditimit - nga 1000 euro për person të vetëpunësuar deri më 100 000 për firmat. Nga 30 deri më 50% nga kreditë nuk do t’i nënshtrohen shlyerjes. Subvencioni do të ketë formën e një zbritjeje nga tatime të ardhshme dhe detyrime të sigurimeve shoqërore, në mënyrë që kompanitë dhe firmat të mund të rimëkëmben pas pandemisë, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare.

9 vende nga Bashkimi Evropian duan diskutim për Ballkanin Perëndimor

Ministri i jashtëm rumun Bogdan Auresku dhe homologët e tij nga Austria, Kroacia, Çekia, Gjermania, Greqia, Irlanda, Sllovakia dhe Sllovenia i dërguan një letër përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për politikën e jashtme Joseph Borrell. Ata duan që në rendin e ditës të takimit  të Këshillit të Punëve të Jashtme gjatë muajit prill, të përfshihet dhe një diskutim strategjik për Ballkanin Perëndimor, njoftoi Agjencia Telegrafike Bullgare. Ministrat e jashtëm nënvizojnë rëndësinë e diskusionit për shkak të një sërë zhvillimeve të brendshme në vendet nga Ballkani Perëndimor, mbi të cilat mbivendosen dhe sfidat e pandemisë së koronavirusit. Ata kanë forcuar disa tendenca ekzistuese dhe aktivitetin e vendeve të treta me efekte gjeopolitike, thuhet në letër. Ministrat apelojnë po kështu për një bashkëpunim më të mirë me Shtetet e Bashkuara, të cilët janë një partner kyç i Bashkimit Evropian në rajon.

Debat rreth regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut

Në një mesazh në video në rrjetet sociale, lideri i Bashkimit Demokratike për integrim në Maqedoninë Veriore Ali Ahmetii bëri thirrje diasporës shqiptare të marrë pjesë gjerësisht në regjistrimin e popullsisë në vend. Partitë opozitare jo parlamentare u drejtuan apel maqedonasve të mos hapin dyert e tyre për regjistruesit, që të mund të dështojë fushata, sepse drejtuesit tanimë kanë rënë dakord të falsifikojnë rezultatet në favor të shqiptarëve, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare. Partia VMRO-DPMNE e opozitës paraqiti një projekt-ligj për anulimin e regjistrimit, por ai u hodh poshtë. Regjistrimi i popullsisë kryhet sipas standardeve të Eurostatit. Shtetasit maqedonas jashtë vendit do të numërohet deri më 31 mars. Regjistrimi në Maqedoninë e Veriut do të zhvillohet nga data 1 deri më 21 prill.

Gërmimi i parë për reaktorin e tretë në Centralin Bërthamor Turk “Akkuyu”

Presidentët e Turqisë dhe të Rusisë Rexhep Erdogan dhe Vlladimir Putin përmes një ceremonie video-konferencë u përfshinë në hedhjen e themeleve të reaktorit të tretë të Centralit Bërthamor “Akkuyu” në provincën Mersin. Ndërtimi i bllokut të parë filloi gjatë vitit 2018 dhe duhet të përfundojë gjatë vitit 2023. Centrali do të ketë 4 reaktorë me kapacitet prej 1200 megavate. Për vit do të prodhojë 35 miliardë kilovat orë korrent, informoi Agjencia Telegrafike Bullgare. Blloku i katërt do të fillojë të ndërtohet gjatë vitit 2022. “Qëllimi ynë është që të shtojmë pranë shportës energjetike të vendit  edhe energjinë bërthamore, e cila punon me emisione zero dhe pa shkaktuar ndonjë dëm në mjedis”, tha Erdogan në ceremoni. Putini nënvizoi se, ndërtimi i centralit ka siguruar 16 000 vende pune, kurse pas ndërtimit të tij në “Akkuyu” do të punojnë 4000 veta.

Kryeministri do dorëheqje në Agjencinë Telegrafike Sllovene

Kryeministri slloven Janez Jansa i bëri thirrje në Twitter drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Lajmeve CTA Boyan Veselinovich të japë dorëheqje. Politikani e akuzoi median se, vepron në dobi të opozitës. Thirrja e  kryeministrit vjen pas konflikteve disamuajshe midis udhëheqjes së agjencisë dhe qeverisë për financimin e Agjencisë Kombëtare të Lajmeve CTA. Media merr nga shteti gjysmën e mjeteve të saj të domosdoshme, kurse paratë e tjera i mbledh nga burime të tjera. Menaxherët e CTA dhe gazetarët qenë të paralajmëruar, se qeveria nuk do të rinovojë marrëveshjen dhe shpëtimi i agjencisë është nën pikëpyetje. Për shkak të krizës, opozita kërkoi një votim parlamentar mosbesimi tek kryeministri, por Jansa mbijetoi votimin në fund të shkurtit.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: EPA/BGNES

Më shumë nga rubrika

Presidenti bëri thirrje për veprime kundër blerjes së votave

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..

botuar më 24-10-09 5.36.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..

botuar më 24-10-05 7.25.PD

Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për Bullgarinë nga përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme

Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..

botuar më 24-10-04 2.02.MD