Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komisioni Evropian ka miratuar një Strategji për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara 2021-2030

Foto: BGNES

Trotuare të larta, pragje dhe rampa të paarritshme të cilat të çojnë në askund; mungesë të përfitimeve sociale dhe vendeve të mjaftueshme të punës; varfëri dhe mosinteresim institucional - personat me aftësi të kufizuara çdo ditë provojnë mbi kurrizin e vet sesa është e gjatë rruga deri në integrimin e tyre në një shoqëri tolerante dhe të barabartë. Dhe derisa në Bashkimin Evropian tanimë po shqyrtojnë Strategjinë e re për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara gjatë dhjetë vjetëve të ardhshme, tek ne ky grup i prekshëm është ende në prag të mbijetesës.

Elena Sarëeva është e gozhduar në një karrocë invalidësh dhe në moshën 69 vjeç është e detyruar të punojë, sepse nuk mund të jetojë me pensionin e saj prej 140 leva. Në fakt ajo merr pjesë në grupin e “të lumturve” të pakët në një gjendje të ngjashme, të cilët janë të punësuar. Ajo është një nga personat me aftësi të kufizuara, të cilave dokumenti strategjik evropian  do të duhet t’u garantojë një lëvizje të lirë në territorin e Bashkimit Evropian, një jetesë më vete dhe shërbime më të mira sociale, si dhe mundësi të barabarta dhe mbrojtje nga çdo lloj forme të diskriminimit dhe dhunës.

“Pavarësisht se evidentohet një përparim i  arritur gjatë dekadës së fundit, personat me aftësi të kufizuara akoma qëndrojnë përpara pengesave të konsiderueshme dhe i janë të nënshtruar një rreziku më të madh të një varfërie dhe përjashtim social dhe shoqëror - thotë eurodeputeti Asim Ademov.

Asim Ademov

Qëllimi i kësaj strategjie është të mund të garantojë, se ata do të jenë në gjendje të gëzojnë të drejtat e tyre njerëzore. Kështu, pavarësisht nga gjinia, raca ose prejardhja etnike, feja ose bindjet, mosha ose orientimi seksual, personat me aftësi të kufizuara do të kenë mundësi të barabarta për të marrë pjesë në shoqëri dhe në ekonomi, do të mund lirisht të vendosin se ku dhe me kë të jetojnë, do të lëvizin lirisht në Bashkimin Evropian.  Dhe, kuptohet, nuk do të bëhen objekt i diskriminimit.”

“Shumë persona me aftësi të kufizuara po vazhdojnë të ndeshen me pengesa - për shembull kur kërkojnë punë ose përdorin transportin publik”, nënvizoi gjatë kohës së debateve komisionarja mbi çështjet e barazisë Helena Dali.

Helena Dali

Sipas fjalëve të saj, kushtet më urgjente, të cilat duhet t’u sigurohen të gjithë qytetarëve janë një jetesa e pavarur, të mësuarit në një mjedis gjithëpërfshirës dhe punë gjatë standardeve të duhura. Kurse sipas zëvendës-kryetares së Komisionit Evropian Vera Jourova, personat me aftësi të kufizuara janë të prekur më fort nga kriza me koronavirusin.

“Mbrojtja e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara duhet të jetë në qendër të përpjekjeve tona - më në veçanti në periudhën e rëndë, përmes së cilës po kalojmë në luftën tonë me koronavirusin - thotë akoma Asim Ademov. Le të mendohemi sesa sfiduese për ta është Covid-19, meqenëse pikërisht ata paguajnë çmimin më të lartë për shkak të izolimit të fort social, të imponuar nga pandemia, dhe qasja më e vështirë deri tek shërbimet shëndetësore dhe sociale. Këta njerëz çdo ditë kapërcejnë pengesa dhe vështirësi të ndryshme, për të cilat ne madje dhe nuk mendohemi. Prandaj dhe apeli im është të jemi më të mirë dhe më tolerant, të përkrahemi bashkërisht, sepse forca e një shoqërie  matet gjithashtu dhe me qëndrimin e saj ndaj grupeve më të rrezikuara.” 

Pjesëmarrja në shoqëri në mënyrë të barabartë me qytetarët e tjerë është e pamundur, kur mjedisi fizik ose virtual nuk është i arritshëm, thuhet në dokumentin evropian. Në Bullgari gjatë viteve të fundit ka përparim, por akoma grupet e ndjeshme e kanë të vështirë të gjejnë punë dhe jo kudo mundin të lëvizin lirshëm, pohon Asim Ademov.  

 “Për më tepër të ardhurat e personave me aftësi të kufizuara duhet të rriten dhe të hapen më shumë vende pune për ta - thotë Elena Sarëeva në vetën e parë. Kjo do t’u ngrejë dhe vetëdijen si dhe do të mund t’u sigurojë një mënyrë të plotëvlefshme të jetesës. Përndryshe, ata do të vazhdojnë të jetojnë  si lypës - të paktën të afërmit e mi, të cilët janë në një gjendje të ngjashme, jetojnë në këtë mënyrë. Dhe nëse ndonjë nuk iu ndihmon, nuk mund të përballojnë jetën. Pjesa më e madhe e personave me aftësi të kufizuara japin pothuajse të gjitha paratë e tyre për ilaçe, dhe këtu bëhet fjalë për ilaçe shumë të shtrenjta. Kurse me shtesën sociale  prej rreth 10 levave çfarë mund të blejnë, mbase një analgin?”

Sipas Asim Ademovit gjatë vitit 2030, çdo një person me aftësi të kufizuara në Bashkimin Evropian do të integrohet në shoqëri, dhe do të gëzojë një prani të lirë  deri tek të gjitha mirësitë dhe nuk do të durojë një diskriminim.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD