Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sezoni i verës në Bullgari do të nisë më 1 maj

Cilat do të jenë kushtet përpara turistëve nga jashtë dhe përse industria e pranoi lajmin për nisjen e herët të sezonit turistik “me një majë kripe”

Foto: BGNES

Stina turistike verore do të nisë më 1 maj, por gjatë respektimit të të gjitha masave kundra epidemiologjike. Kushti është që turistët të cilët hyjnë në vendin tonë të prezantojnë PCR-test, certifikatë të vaksinimit ose provë të antitrupave. Kjo u njoftua gjatë turneut të punës të kryeministrit Borisov më 14 mars. Ai shtoi se është me një rëndësi të madhe që industria të përgatitet që tani për stinën dhe udhëtarët të jenë të informuar në çfarë kushtesh do të mund të vizitojnë vendin tonë.  

Me hapjen më të herët të stinës aktive sivjet, shteti mundohet të gjallërojë një nga sektorët e dëmtuar më fortë nga epidemia tek ne. Ideja është që me afrimin e festave gjatë muajit maj, punonjësit në industri të kenë “njëfarë parashikueshmëri, që të mund të parashikojnë paketa konkrete”- deklaroi zëvendëskryeministrja dhe ministre e turizmit Mariana Nikollova. Në këtë moment po shqyrtohet dhe pjesëmarrja jonë në të ashtuquajturin certifikatë të gjelbër elektronik të Bashkimit Evropian për udhëtim me idenë të mund të lehtësohet lëvizja në rajon.  

Po rrjedhin dhe të ashtuquajturat “marrëveshje bilaterale” sa i përket pranimit të turistëve me të ashtuquajturat certifikata të vaksinimit. Autoritetet thonë se masat koordinohen me Komisionin Evropian dhe se Bullgaria po bëhet gati të presë përfshi dhe turistë nga shtete jashtë Bashkimit Evropian. Kushti është që ata të prezantojnë një PCR test negati , të kenë antitrupa, ose një vaksinë të vënë, të ndryshme nga ato të miratuara nga Bashkimi Evropian.

“Tingëllon shumë bukur - hapja e sezonit , por ka akoma shumë gjëra të tjera, të cilat duhet të merren parasysh. Lajmin duhet ta marrim me një majë me kripë” - komentoi përpara Radios Kombëtare Bullgare Dimitër Popov, kryetar i Bordit të Shoqatës Bullgare të Operatorëve dhe të Agjentëve Turistikë. Si pozitive ai e përcakton anonsën për fillimin e sezonit më 1 maj për tregjet, “ku imunizimi po ecën me një forcë të plotë, por në këtë moment Bullgaria qëndron përpara një problemi shumë serioz:

“Të paktën për Evropën Perëndimore, Bullgaria akoma po ndrit me ngjyrë të kuqe në Kovid-hartën dhe kjo në asnjë mënyrë nuk është në dobinë tonë. Në këtë moment  operatorët e mëdhenj turistikë, të cilët realizojnë fluturime të çartërit, ndjekin pikërisht këtë tregues  gjatë planifikimit të fluturimeve të tyre. Dhe derisa tek ne nuk pakësohet shpërndarje e infektimit, si dhe rastet e vdekjes, ne nuk mund të presim një stinë të suksesshme.”

Sipas Dimitër Popovit në këtë moment të një kaosi dhe të një pa parashikueshmërie  e gjithë industria po punon mbi parimin e minutës së fundit. E megjithatë, në cilat tregje mund të mbështetemi?

“Mbështetemi tek tregjet më të afërta - tek rumunët. Mbështetemi në tregun e Izraelit, Polonisë - këto tregje, të cilat shënonin një rritje gjatë viteve të fundit. Nën pikëpyetje mbetet Rusia, mbase do të ketë një shpim. Por, Evropa Perëndimore mbetet një pikëpyetje e madhe” - përfundoi Dimitër Popov.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shëtitje në të kaluarën – fshati Medven dhe shtëpitë e tij druri që i rezistojnë kohës

Shtëpi druri të vendosura në rrugica plotë pluhur, një përrua që gurgullon lehtë dhe një kurorë pyjesh ahu dhe lisi në zonën përreth – fshati Medven duket si një imazh nga një përrallë fëmijësh. Dhe ndërsa qytetet fqinje Kotell  dhe..

botuar më 25-10-28 4.45.MD

Nga Rodopet deri te Stara Planina – turizmi me kalë, pasuria e fshehur e Bullgarisë

Ecjet me kalë janë një mënyrë jo e zakonshme për të njohur Bullgarinë. Itineraret shpesh kalojnë në vende të paarritshme për turistin masiv dhe janë të mbushura me aventura dhe përvoja kulturore. Një javë me kalë në Bullgari kushton nga 1200 d..

botuar më 25-10-27 4.25.MD

Në prag të sezonit të dëborës – a do ta tejkalojë turizmi ynë nivelin Dimër 2025

Sektori turistik në Bullgari shënon rritje gjatë viteve të fundit, si në sezonin veror, ashtu edhe në atë dimëror. Sipas të dhënave të ministrisë përkatëse deri në fillim të tetorit, qytetarët bullgarë që kanë vizituar destinacione turistike në vend kanë..

botuar më 25-10-20 8.00.MD