Bullgaria është lidere në pabarazinë e të ardhurave në BE. Diferenca midis të ardhurave të bullgarëve më të varfër dhe më të pasur është mbi 8 herë. Kjo tregohet nga të dhënat më të fundit të Evrostatit për vitin 2020.
Eksperti ekonomik i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura Ljubosllav Kostov komentoi para BNR se deri në vite më parë në Bullgari ndryshimi midis të ardhurave të më të varfërve dhe më të pasurve ishte rreth 6 deri në 7 herë. Por për të dytin vit radhazi, trendi për ndryshim prej më shumë se 8 herë përsëritet. Eksperti është i shqetësuar se tendenca mund të vazhdojë, përderisa për BE raporti midis të ardhurave më të larta dhe më të ulëta është rreth 5 herë.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..