Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një bllokim dhjetëditor që nga dita e hënë në të gjithë Bullgarinë

Jemi në vendin e tretë në botë për nga rritja intensive e vdekshmërisë nga Covid-19

Foto: BTA

Që nga dita e hënë (22.03) deri në fund të muajit mars bllokimi  vendoset në të gjithë vendin për shkak të përhapjes kërcënuese të koronavirusit dhe presionit mbi sistemin e shëndetësisë. Shumica e pikave të shitjes si dhe pjesa më e madhe e objekteve tregtare mbyllen dhe një numër aktivitetesh pezullohen, por nuk do të vendosen pika kontrolli rreth qyteteve dhe njerëzit do të mund të dalin në çdo kohë nga shtëpitë e tyre. Kjo u bë e qartë pas takimit të Shtabit Operativ Kombëtar tek kryeministri Bojko Borisov.

“Masat aktuale liberale në vendin tonë nuk respektohen, njerëzit nuk mbajnë maska, nuk janë në distancë”, tha Kryeministri Bojko Borisov në takimin me Ministrin e Shëndetësisë dhe Shtabin Operativ Kombëtar. Me këto argumente, Kryeministri urdhëroi autoritetet shëndetësore të ndërmarrin veprimet e nevojshme urgjente kundër koronavirusit.

Masat më të rrepta anti-epidemike do të zbatohen deri më 31 Mars, sepse jeta dhe shëndeti i njerëzve janë më të rëndësishmet. Masat duhet të aplikohen në të gjitha vendet ku ka turma njerëzish, të tilla si dyqane të mëdha, shkolla, restorante”, theksoi Kryeministri.

Me urdhër të ministrit të shëndetësisë, që nga data 22 mars që të gjithë nxënësit dhe studentët do të mësojnë në një mjedis elektronik. Mbyllen po kështu çerdhet dhe kopshtet, nuk lejohen dhe aktivitete jashtë shkollore. Ndalohen vizita në restorantet për të ushqyer dhe për të dëfryer, përfshi dhe sallat e lojërave të fatit dhe kazinotë. Mbyllen qendrat tregtare si dhe objektet tregtare mbi një sipërfaqe deri më 300 metra kuadrat, të cilët propozojnë mallra jo ushqimore. Në objektet e mëdha  do të punojnë bankat, farmacitë, optikët, dhe operatorët e telekomunikimit.

Palestrat si dhe sallat për aktivitete të tjera në grup nuk do të funksionojnë. Ndalon dhe zhvillimin e ngjarjeve kulturore në teatro, në sallat e koncerteve, nëpër galeri dhe kinema. Ndalohen ngjarjet masive publike në të hapur si dhe grumbullimet e mëdha njerëzish si kongrese dhe seminare. Në festat familjare do të lejohen deri më 15 veta. Iniciativat sportive do të zhvillohen pa publik, kurse në pazaret e tregjet e hapura aplikohet lëvizje në një drejtim me kërkesën për distancë prej 1,5 metra dhe mbajtjen e maskave.

Sipas ministrit të shëndetësisë Profesor Kostadin Angjellov vendimi imponohet për shkak të rritjes së vazhdueshme të rasteve të koronavirusit gjatë disa javëve të fundit dhe të numrit të njerëzve, të cilët shkojnë në spital.


“Qëllimi është që kontrolli mbi epideminë të vazhdojë  të jetë efektiv me të njëjtat rezultate, të cilat po i arrijmë në këtë moment, pa kujtimet e këqija nga muajt tetor dhe nëntor”, deklaroi ai.

 “Një rritje e pjerrët në kurbën e vdekshmërisë” konstaton kryetari i Shtabit Operativ Kombëtar, gjenerali Vencisllav Mutafçijski.


Vetëm gjatë javës së fundit numri i të vdekurve nga Covid-19  është rritur me 46% kundrejt asaj të mëparshme, derisa tek të sëmurët shtimi është me 40%. Me këto të dhëna vendi ynë renditet në vendin e tretë në botë për nga intensiteti i rritjes së vdekshmërisë dhe në vendin e 7 për nga shtimi i rasteve për një ditë. Në Bashkimin Evropian, Bullgaria zë vendin e 9 për nga treguesi sëmundshmëri dhe vendin e 4 për nga numri i të vdekurve.

Më shumë njerëz me koronavirus aktualisht ka në Burgas, Pleven, Sofja, Vraca dhe Kjustendill, ku çdo 600 në 100 mijë veta janë në kontakt me infeksionin. Vetëm në kryeqytet numri i të shtruarve në spital është rritur me 35% dhe gjatë këtij mëngjesi mbi 2100 Covid shtretër kanë qenë të zënë, njoftoi kryetarja e bashkisë Jordanka Fandëkova. Shqetësuesja, sipas fjalëve të saj është se gjithnjë e më shumë fëmijë dhe njerëz të rinj infektohen dhe e kalojnë rëndë sëmundjen.


Pavarësisht nga piku i epidemisë, një mangësi të shtretërve nëpër spitale nuk ka, siguroi ministri. Ai shtoi se, nga 46 mijë shtretër në të gjithë vendin, të zënë deri në këtë moment janë 7800. Profesori Kostadin Angjellov tha akoma se, imunizimi në masë do të vazhdojë, pasi Agjencia Evropiane e Ilaçeve shpallet për parrezikshmërinë e vaksinës “Astra Zeneka” që pritet të ndodh sot. “Vaksina do të ketë për të gjithë, po vazhdojnë konsultimet për furnizimin e dozave suplementare”, deklaroi ai. Aktualisht vendi ynë disponon me 100 mijë vaksina britanike dhe deri në fund të muajit priten akoma 180 mijë doza.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, BTA




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD