Nënpresidentja Iliana Jotova priti përfaqësuesin e ri në Bullgari të Komisariatit Suprem të OKB-s për Refugjatët Narasimha Rao Nilagiri Lakshmi. Të dy diskutuan kushtet për refugjatët në Bullgari në një situatë pandemike. Jotova theksoi se kujdesi për refugjatët në krizën aktuale është edhe më i nevojshëm për të garantuar sigurinë e shtetasve bullgarë dhe për të parandaluar futjen e frikës dhe ndjenjave të ksenofobisë.
U diskutua edhe çështja për vaksinimin e refugjatëve, të cilët nuk janë të përfshirë në Planin Kombëtar të Vaksinimit.
Përfaqësuesi i Komisariatit Suprem të OKB-s për Refugjatët thksoi se janë të domosdoshme më shumë programe për integrimin e refugjatëve në Bullgari. Pandemia Covid-19 ndikoi edhe mbi punësimin e të mbrojtur, njoftoi qendra presidenciale e shtypit.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..