Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pallati "Në dashuri me erën" shkëlqeu dhe në renditjen e The Guardian

4
Foto: zamaka.bg

Edicioni britanik e renditi pallatin pranë fshatit Ravadinovo në klasifikimin e 10 monumenteve kureshtare botërore që ofrojnë turne virtuale gjatë një pandemie. Në këtë mënyrë kureshtja bullgare e gjeti veten pranë kryeveprave të padiskutueshme arkitekturore, si Versaj në Paris, Shtëpia e Annës nga Cleves në  Sussex Lindor, Casa Batlló – krijesa e Antonio Gaudit në Barcelonë, xhamia-medrese e sulltanit Bark në Kajro e të tjera. Objektet e treguara në klasifikim janë nga epoka dhe stile të ndryshme arkitekturore, por që të gjitha propozojnë shëtitje virtuale për secilin, i cili ka qasje deri në internet dhe një dëshirë të zhytet në një realitet magjik.  

Në ndryshim nga objektet e tjera në klasifikim pallati “Në dashuri me erën” është i ndërtuar tani vonë dhe jo njëherë është cilësuar si një shfaqje e shijes së keqe. Pavarësisht nga kjo interesi ndaj tij është i madh! Të mos flasim se shpesh merr dekorata dhe çmime ndërkombëtare dhe kryeson klasifikime prestigjioze botërore. Autorët e klasifikimit në The Guardian e përshkruajnë atë në këtë mënyrë:

“Gjatë vitit 1996, biznesmeni i dyshimtë bullgar Georgi Tumpallov /i cili e ka shpallur veten për kont/ vizaton me lopatë një kryq mbi një copë tokë në perëndim nga qyteti bregdetar Sozopoll buzë bregut të Detit të Zi. Kështu ai ve fillimin e një pune të palodhshme shumëvjeçare rreth realizimit të pallatit të tij të rremë por të ëndërruar mesjetar , të quajtur “Në dashuri me erën”. Një vizitë në kopshtin e tij zbulon liqene dhe palma, kulla, të veshura me bimë zvarritëse dhe të ndriçuara nga dielli bullgar. E mbani miun mbi “Çfarë të shikojmë” dhe shëtisni në çdo një nga ambientet tepër të ngarkuara.

Në këtë rast nuk propozohet një zmadhim i portreteve nga periudha e Rilindjes /në ngjashmëri me pallatet e tjera/, por më tepër do të shijoni një fantazi rrotulluese e qelqit të pikturuar, të skulpturave prej bronzi dhe kadifeje në sfondin e një kori të shpendëve. Dhe kantina e verës, e cila përbën një gërshetim midis një shpelle dhe një salle për banket , që është në stilin barok (me rrjete të rreme të merimangëve mbi kornizat e pikturave). Kurse salla pritëse me qemerë-harqe blu  është marramendëse me prarimin e bollshëm dhe....kokat e drerëve të preparuar” - komenton The Guardian.

Ju propozojmë të dashuroheni pas erës, duke shëtitur në mënyrë virtuale në pallatin barok rreth Ravadinovos këtu.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: zamaka.bg, Pixabay




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Vendpushimi Albena festoi 55 vjetorin e tij

Vendpushimi “Albena” në bregdetin veriore bullgar festoi përvjetorin e tij me 11 mijë turistë, njoftoi BTA. Shumica e të ftuarve janë nga Gadishulli Skandinav, po rritet edhe numri i francezëve, çekëve dhe polakëve. Turistët bullgarë dhe rumunë kanë..

botuar më 24-08-26 11.56.PD

Insistojnë që Bazilika Episkopale e Filipopolit të hyjë në listën e UNESCO-s

Bazilika Episkopale e Filipopolisit është një shembull i gjallë se si mbështetet zhvillimi i turizmit kulturor bullgar, tha ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev në takimin me Nancy Schiller, presidente e Fondacionit "Amerika për..

botuar më 24-08-22 10.19.PD

Udhëtimet falas të Open Vratsa, të cilat shpalosin bukurinë e Vracës dhe Ballkanit të Vracës

Duke filluar nga kjo verë, vizitorët në Vraca mund të eksplorojnë qytetin malor përmes turneve plotësisht falas me guidë sipas modelit të turneve të ngjashëm që ofrohen në qytetet kryesore evropiane . Ideja është që vizitori i cili është ne..

botuar më 24-08-14 7.45.PD