Bullgarët në rajonin Taraklija do të jenë më afër historisë bullgare. Këndet muzeore të historisë, kulturës dhe letërsisë bullgare u hapën solemnisht në licetë “Shën Paisij Hilendarski” në fshatin Korten dhe “Ivan Vazov” në qytetin e Taraklisë. U instalua një sistem multimedial në mënyrë që fëmijët të mund të shikojnë filma për ngjarjet dhe personalitetet më të rëndësishme të Bullgarisë.
Në ceremoninë e rastit përveç realizuesve të projektit, morën pjesë autoritetet lokale, përfaqësues të Ambasadës Bullgare në Kishinau dhe Konsullatës në Taraklija. Eksponatet muzeore u sollën nga Bullgaria në realizim të projektit “Të rinjtë e Moldavisë dhe Bullgarisë - pa kufij”, financuar nga Ministria e Jashtme, njoftoi BTA.
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...