Sivjet Radio Bullgaria shënon përvjetorin e 85 të themelimit të saj. Pra 85 vjet nga ajo e diel, kur radioja përmes transmetuesit me valë të shkurtra, e njohur si Radiostacioni “Elsa”, filloi transmetimin në të gjithë Evropën, Afrikën e Veriut dhe Amerikën e Veriut. Gjuha ishe esperanto dhe dukej se ky fakt kodifikonte në vetvetenidenë e unifikimit, njohurive, inovacionit dhe kuriozitetit të programit. “Radioja na mësonte të mos urrejmë”, tha në kujtimet e tij figura legjendare në BBC Petër Uvaliev. Dhe këto fjalë ndërthuren si një jehonë romantike në historinë personale dhe profesionale të gazetares Sonja Kasavetova.
“Si adoleshente, lexova një libër të shkrimtarit francez Zhak Remi (Jacques Remy) të quajtur “Në se të gjithë njerëzit në botë...”. Historia tregon se si ekuipazhi i një anijeje tregtare u sëmur me sëmundje vdekjeprurëse dhe portet refuzuan t’i pranonin. Atëherë komandanti i anijes, një radio amator, u lidh me radio-amatorë të tjerë nga e gjithë bota dhe kështu u organizua një rrjet kompleks njerëzish që donin të ndihmonin ekuipazhin në fatkeqësi.”
Libri i bëri një përshtypje aq të fortë Sonjës Kasavetova, se shumë herë me raste të ndryshme kujtonte këtë histori. Dhe kur më shumë se 30 vjet më parë rruga e saj e çoi në Radio Bullgarinë, që në atë kohë quhej “Transmetime për Jashtë Shtetit” të Radios Kombëtare Bullgare, ajo e pranoi atë si një shkelje syri dhe një sfidë ndaj fatit.
“E gjithë kjo romantikë, kjo ndjenjë e afërsisë mes njerëzve, mendoj se e kisha që në momentin e parë kur erdha në Radio Bullgarinë dhe veçanërisht në Redaksinë time "Transmetimet në Gjuhën Bullgare". Atëherë në vitet 80-të të shekullit të kaluar programet tona ishin orientuar te emigracioni ekonomik bullgar nga vitet 30-të dhe pasardhësit e tyre. Dhe megjithë vështirësitë dhe kushtëzimet e kohës ideologjike, në thelbin e punës sime, deri në ditën time të fundit të punës në radio, ishte ndjenja e lidhjes midis njerëzve. Krijimi i një komuniteti njerëzish me zemër të ngrohtë, kureshtarë, të cilët dëshirojnë të kthehen te rrënjët e tyre, te gjithçka që u mungonte gjatë këtyre viteve të largësisë nga Bullgaria, kur bota ishte me të vërtetë e mbyllur dhe mundësitë për lëvizje në çdo kuptim ishin jashtëzakonisht të kufizuara.”
Sonja Kasavetova qëndroi në krye të Redaksisë Bullgare të Radio Bullgarisë më se 15 vjet dhe pranon, se në një kuptim shoqëria u ka borxh Programeve për Jashtë të Radios Kombëtare Bullgare. Nuk është për t’u habitur që gjatë viteve shumë njerëz nuk ishin të vetëdijshëm për idenë e programit, tiparet e tij si një produkt që është krijuar dhe njohur më shumë jashtë vendit sesa në vendin tonë.
Sot, kushtet të cilat duhet të marrim në konsideratë janë të lidhura me ideologjinë e teknologjive të reja. Dhe ajo që Sonja gjen shumë emocionuese sot është aftësia e auditorit për të zgjedhur vetë atë që i intereson.
“Auditori pushoi së qeni inert. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për radion publike, sepse qëllimi i saj është të përmirësojë shoqërinë, mundësinë për të ndikuar në shoqëri jo vetëm për të ditur më shumë, por edhe për të qenë më të moralshme. Dhe kjo është arsyeja pse unë mendoj se ky reagim që ndodh natyrshëm është një arritje e madhe e teknologjisë” – thekson Sonja Kasavetova.
Sa i përket urimet e saj për kolegët nga Radio Bullgaria, ato kanë të bëjë me të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e medias sonë:
“Ne gjithmonë kemi qenë pjesë e botës. Në asnjë moment nuk na kanë penguar kufijtë, distancat ose kufizimet. Njerëzit që punuan dhe punojnë në Radio Bullgarinë kanë një frymë të pavarur, të lirë dhe uroj që të qëndrojnë ashtu, të mbajnë shijen e tyre për aventura ".
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 29 tetor 2024 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë këngën "Gjithçka është në rregull"në interpretim të Ljubo Kirovit. Ju urojmë minuta të..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në “Këngën e ditës” ju ofrojmë një vepër të kompozitorit bullgar të njohur botërisht Millço Leviev. Ju urojmë minuta të këndshme! 01.37 – Lajmet 11.29 – Kënga e..
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 25 tetor 2024 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë këngën "Qetë"në interpretim të Roberto Nikollovit, i njohur si Robi. 01.31 - Lajmet 15.33..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “I pathyer” nga Dimitër Atanasov..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “Dua” nga Pllamen Bonev De La..