Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ditën e Ungjillëzimit kremtojmë fillimin e shpëtimit të njerëzimit

Foto: arkiv

“Nuk mund të kishte Ringjallje pa Ungjillëzimin e Hyjlindëses. Nuk mund të ketë rezultat prej një vepre, në qoftë se nuk ka fillim. Këtë ditë festojmë fillimin e shpëtimit të njerëzimit.” Kështu teologu Prof. Ivan Zhelev përshkruan vendin të cilin dita e sotme zë në kalendarin festiv të të krishterëve ortodoks. Kjo është dita në të cilën Kryeengjëlli Gavrill i solli lajmin e gëzueshëm Hyjlindëses se do të lindë Birin e Zotit përmes mrekullisë së Shpirtit të Shenjtë. Kjo është dita në të cilën u përhap lajmi për Mishërimin e Zotit, e pikërisht se mes njerëzve do të vijë Shpëtimtari për të përhapur fjalën dhe urtësinë e vet.

Pavarësisht se nga kjo ngjarje e madhe – Ungjillëzimi i Hyjlindëses, na ndajnë më shumë se dy mijë vjet çdonjëri prej nesh mund ta përhapë lajmin e mirë ndër njerëzit, të cilët i kanë mbyllur sytë dhe veshët për të. “Nganjëherë ne njerëzit jemi armiqtë më të mëdhenj të vetvetes – shënon Prof. Ivan Zhelev dhe shton: – Prandaj lajmi i mirë duhet të përhapet. Në këtë mënyrë sytë, veshët, por edhe zemrat e njerëzve mund të hapen, që ta pranojnë në vetveten Shpëtimtarin, sepse Shpëtimi nuk është një nocion abstrakt filozofik, ai është një realitet personal për çdonjërin.”

Në të kaluarën Ungjillëzimi festohej edhe si Ditë e Nënës. Mjerisht sot festa e ka humbur këtë nuancë në jetën laike.

“Shën Mëria, ose Zonja e Bekuar, siç e quajmë, është shembull i gruas dhe i nënës. Ajo ia ka kushtuar tërë jetën Birit të saj Hyjnor dhe ka jetuar jo me krenarinë, por me përgjegjësinë për amësinë e saj hyjnore. Pastërtia, thjeshtësia dhe dinjiteti janë veti të mira për çdonjërin dhe sidomos për nënën, sepse atëherë edukimi dhe ndikimi mbi fëmijët ka rezultat më të mirë” – tha Prof. Zhelev në një intervistë për Radio Bullgarinë të cilën ju kujtojmë përmes botimit  Ungjillëzimi i Hyjlindëses – paralajmëtari i Ringjalljes së Krishtit.

Për shkak të respektit ndaj Urtësisë së Zotit, e cila vjen për të shpëtuar njerëzimin, Dita e Ungjillëzimit është festë e një prej kryeveprave më të vjetra arkitekturore në Ballkan - kishës “Shën Sofia

Kisha është emblematike për qytetin dhe konsiderohet se në shekullin e XIV dha emrin e qytetit.

Redaktore: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një port i lashtë nga mijëvjeçari i I para erës sonë ka ekzistuar pranë Kepit Killik

Nga data 17 deri më 23 shtator 2025, në ujërat pranë Kepit Killik, komuna Avren, u zhvilluan kërkime arkeologjike nënujore nën drejtimin e prof. dr. Ivan Hristov, me pjesëmarrjen e zhytësve nga Muzeu Historik Kombëtar, punonjës të Shërbimit Kombëtar të..

botuar më 25-09-25 5.05.PD

22 Shtator 1908 – Dita kur u shpall Pavarësia e Bullgarisë

Më 22 shtator 1908, me një manifest, princi Ferdinand I shpalli Pavarësinë e Bullgarisë dhe kështu u hodhën hapat e Mbretërisë së Tretë Bullgare. Ky akt nuk është bërë rastësisht në kishën "Shën 40 Dëshmorët" në kryeqytetin e vjetër Veliko Tërnovo: atje..

botuar më 25-09-22 5.05.PD

Rrugët historike të Sofjes

Më 17 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e martires së shenjtë Sofia dhe tre bijave të saj Besimi, Shpresa, Dashuria, të cilat vdiqën si martire të besimit në shekullin e parë pas Krishtit. Më 17 shtator përkujtojmë martirizimin..

botuar më 25-09-17 6.15.MD