Tradicionalisht, në ditën e fundit të punës së Legjislaturës së 44-të të Kuvendit Popullor, kryetarët e grupeve parlamentare përmblodhën punën e tyre brenda mandatit. Në emër të grupit parlamentar të GERB, u njoftoua se shumica qeverisëse nuk lejoi “që vendi të hidhej në kaos dhe të mbetet pa qeveri”. Ajo raportoi një mandat të rëndë për shkak të Covid-19 dhe dimensioneve mjekësore dhe ekonomike të pandemisë. “Sistemi bullgar i kujdesit shëndetësor arriti të përballojë presionin dhe të sigurojë trajtim për të gjithë ata në nevojë”, ishte kategorike Daritkova, njoftoi BGNES.
Nga Partia Socialiste Bullgare (BSP) bënë thirrje për rivendosjen e shtetësisë, institucionet të garantojnë sigurinë e qytetarëve, qetësinë, kujdesin e duhur shëndetësor, arsimin dhe punësimin. U vu në dukje se në këtë periudhë BSP ishte një alternativë e vërtetë e partisë në pushtet, njoftoi BNT.
Grupi parlamentar i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri refuzoi të bëjë deklaratë në parlament. Në vend të kësaj, ajo lëshoi një deklaratë për mediat duke thënë se poshtërimi i këtij parlamenti më në fund do të përfundojë dhe se nuk duhet të lejohej më pjesëmarrja vetjake në pushtet, siç vërehet që nga 11 vjet.
Nga partia “Volja” deklaruan se partia po i jep fund mandatit të saj të parë me një besim më të lartë. Nga partia bënë thirrje për duartrokitje për mjekët dhe policët të cilët janë në ballë të luftës kundër pandemisë.
Në fund të seancës, kryetarja Cveta Karajançeva kujtoi se rreth 80 mijë njerëz të administratës zgjedhore janë të angazhuar për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare më 4 prill. “Ata do të jenë garantuesit tanë për një votim të drejtë dhe zgjedhjen e një përfaqësimi të ligjshëm të popullit”, theksoi ajo.
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e përshpejtuar të korridorit të transportit nr. 8. Ministrat patën një takim dypalësh në kuadër të takimit..
Erëra me shpejtësi deri në 120 km/h kanë shkaktuar dëme në qytetin më të madh veriperëndimor të Vracës. Ka pasur dhjetëra raportime për degë dhe pemë të rëna në makina dhe rrugë, pajisje të dëmtuara dhe kabllo të thyera. Ndërprerje të pjesshme të energjisë..
Për të katërtin vit, Forbes mbledh në një skenë mendjet pas inovacioneve më të rëndësishme në biznesin bullgar. Fituesit e çmimeve Forbes Innovation 2024 do të shpallen gjithashtu gjatë aktivitetit, i cili do të mbahet në Qendrën për Arte..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..