Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nëse Bullgaria hyn në zonën e gjelbër, sezoni i verës do të jetë i mirë, thonë ekspertët

Foto: BGNES

Nëse sëmundshmëria nga Covid-19 pakësohet dhe Bullgaria hyn në zonën e gjelbër, mund të kemi një stinë të mirë turistike verore, prognozon kryetari i Dhomës Turistike të Varnës Ilin Dimitrov përpara Agjencisë Telegrafike Bullgare. Pritjet janë për rreth 4,5 milionë turistë të huaj, por ata do të vijnë vetëm nëse jemi në zonën e gjelbër dhe vaksinojmë punonjësit në sektor, të cilët kanë dëshirë për këtë, vuri në dukje Dimitrov.

Tanimë janë të qarta rregullat për funksionimin e objekteve turistike për këtë vit, të cilat i mbi ndërtojnë ato nga viti i kaluar. Sipas Dimitrovit, ekzistojnë disa pyetje, të cilat akoma po mbeten pa përgjigje. Më e rëndësishmja është nëse njerëzit me një vaksinë të vendosur ruse ose kineze do të pranohen si të vaksinuar ose jo. Ky problem është me një rëndësi të madhe, meqenëse tek ne për sezonin mbase do të vijnë të punojnë nëpunës nga Azia, shtoi Dimitrovi. Prognoza e ekspertit është se, ai i cili  do të rimëkëmbë ekonominë e tij të turizmit më shpejt , do të jetë në gjendje të tërheqë edhe stafin më të fuqishëm dhe më të ditur. Mjerisht, ne jemi më pak konkurrues dhe mund të dalë se industria do të jetë më e dobët, sesa përpara disa vjetëve, tha Dimitrov.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 20 nëntorin 2025

Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Bullgarinë e Jugut mes 13 dhe 15°, ndërsa në Sofje rreth 7°. Gjatë ditës vranësirat do të pakësohen përkohësisht dhe reshjet do të ndalen. Era në lugina dhe zona të ulëta do të..

botuar më 25-11-19 7.35.MD

Kompania “Lukoil” rezervon të drejtën për mbrojtje ligjore të interesave të saj në Bullgari

Kompania ruse "Lukoil" njoftoi se rezervon të drejtën për të kërkuar mbrojtje ligjore të të drejtave dhe interesave të saj legjitime në Bullgari, pasi menaxhimi i aseteve të saj në vend u mor nga një administrator i posaçëm. "Lukoil" po ndërmerr..

botuar më 25-11-19 6.05.MD

Shumica e investimeve direkte janë nga Holanda

Flukset më të mëdha neto pozitive të investimeve direkte në vend për periudhën janar - qershor 2025 janë nga Holanda (554.9 milionë euro), Italia (325.2 milionë euro) dhe Greqia (317.1 milionë euro), dhe flukset më të mëdha neto negative - në SHBA..

botuar më 25-11-19 5.34.MD