Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria me masa të pamjaftueshme kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut

Foto: wikipedia

Autoritetet në Bullgari "kanë ndërmarrë hapa për të ndjekur penalisht dhe ndëshkuar zyrtarët që kanë shkelur të drejtat e njeriut, por veprimet janë të pamjaftueshme," thuhet në raportin vjetor të Departamentit të Shtetit të SHBA-së mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në botë.

Problemet serioze përfshijnë: raste të dhunës policore; arrestime arbitrare; probleme serioze me pavarësinë e gjyqësorit; kufizime të ashpra në shprehjen e lirë dhe presion i korporatave mbi media; përpjekjet për të kontrolluar politikat editoriale të Televizionit Kombëtar Bullgar /BNT/ dhe të Radios Kombëtare Bullgare /BNR/ të financuara nga shteti, përmes ndikimit të politizuar në menaxhimin e tyre; pjesëmarrja e pandëshkuar e zyrtarëve në praktikat korruptive dhe shkeljet e rregullave për prokurimet publike.

Konstatohet se qeveria përgjithësisht respekton lirinë e fjalës dhe se gjyqësori në përgjithësi zbaton të drejtën për një gjykim të drejtë dhe publik.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 21 tetorin 2025

Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, në lugina dhe fushat e larta deri në -2°C; në Sofje pritet një minimum prej 1°C. Në mëngjes, në disa lugina dhe përgjatë lumenjve do të ketë dukshmëri të reduktuar për shkak të..

botuar më 25-10-20 7.50.MD

Zyra e Prokurorit Evropian heton projekte në Bashkinë e Plovdivit

Zyra e Prokurorit Publik Evropian ka kryer kërkime në Bashkinë e Plovdivit dhe në një kompani të dyshuar për mashtrimе në prokurimеt publike në lidhje me përmirësimin e hapësirave të gjelbra urbane dhe publike në qytet, njoftoi Përfaqësia e PE-së në..

botuar më 25-10-20 4.38.MD

Zyra e Prokurorit Evropian heton një fermë fiktive të midhjeve në Detin e Zi

Dyshimet për mashtrim në shkallë të gjerë me fondet e BE-së në një projekt për ndërtimin e një ferme midhjesh në Detin e Zi - në juglindje të Kepit Emine në komunën e Nesebërit kanë nxitur një hetim nga Zyra e Prokurorit Evropian. Projekti u..

botuar më 25-10-20 2.24.MD