Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria voton

Foto: BGNES

Sot Bullgaria zgjedh Legjislaturën e 45 të Kuvendit Popullor. Që nga fillimi i ndryshimeve demokratike në vend gjatë vitit 1989 këto janë zgjedhjet e 11 parlamentare sipas radhës. Vota e parë demokratike në historinë tonë të fundit është për Kuvendin e Parë të Madh Kombëtar dhe është zhvilluar më 10 qershor 1990. 

Sot, përfaqësues të 30 partive dhe koalicioneve po luftojnë për besimin e votuesve. Për krahasim, për të marrë pjesë në zgjedhjet e mëparshme parlamentare gjatë vitit 2017 ishin lejuar 18 parti e 9 koalicione. Numri i përgjithshëm i vendvotimeve në vend  tejkalon 11 mijë, janë të parashikuara dhe kuti votimi lëvizëse për njerëzit me probleme të lëvizjes dhe për votuesit nën karantinë për shkak të Covid-19. Në pak mbi 9 300 nga seksionet është i mundur dhe votimi me makinë. 

Bullgaria është e ndarë në 31 zona elektorale shumë-anëtarësh, në të cilat shpërndahen 240 mandate për përfaqësues të popullit. Kjo bëhet mbi bazën e numrit të votuesve me adresë të përhershme në zonën përkatëse. Numri minimal i mandateve, i cili duhet të garantojë pluralizmin politik, për një rajon është 4. 

Pritet një numër rekord i qytetarëve bullgarë të cilët votojnë jashtë shtetit. Mbi 87 000 janë deklaratat për votim sipas vendbanimit, të parashtruara  nga bashkatdhetarët tanë për këto zgjedhje, që është pothuajse dy herë më shumë kundrejt vitit 2017, kur kishim pak mbi 45 000 deklarata. 

Numri i seksioneve zgjedhore jashtë shtetit tani është 465, në 69 shtete. Në zgjedhjet gjatë vitit 2017 mbi 117 000 bullgarë votuan në 317 seksione zgjedhore. Në votimin e tanishëm aktiviteti zgjedhor jashtë shtetit pritet që të jetë edhe më i lartë. 

Më shumë seksione votimi janë hapur në Gjermani (69) dhe në Spanjë (53). Në Britaninë e Madhe, në Shtetet e Bashkuara dhe në Turqi  numri maksimal i lejueshëm i seksioneve nga Kodi Zgjedhor  për shtete jashtë Bashkimit Evropian është 35. 



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ministria e Punës dhe Politikës Sociale

Mbështetja për më të pambrojturit do të mbetet

Fondet do të gjenden për të dyja procedurat – “Drekë e nxehtë” dhe “Kujdes në shtëpi”, të cilat janë ndër masat më të kërkuara për të mbështetur shtresat më të cenueshme. Ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav Gucanov, gjatë kontrollit..

botuar më 25-02-28 5.09.MD

Bullgarët duan më shumë rregull dhe disiplinë në shkolla

Një sondazh i pavarur i Agjencisë Sociologjike "Mjara" tregon një qëndrim serioz restriktiv, madje edhe represiv të shoqërisë bullgare në lidhje me çështjet aktuale të arsimimit dhe edukimit shkollor. Ajo u mbajt në periudhën 29 - 31 janar 2025 mes..

botuar më 25-02-28 1.14.MD

Zyra e Prokurorit Publik Evropian akuzoi dy bullgarë për mashtrim për mijëra euro

Prokuroria Evropiane në Sofje ngriti akuza kundër dy bullgarëve të dyshuar për mashtrim për 66 750 euro me para nga Fondi Social Evropian dhe bashkëfinancim shtetëror, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. Sipas hetimeve,..

botuar më 25-02-28 12.16.MD