Pak më shumë se 30 për qind është pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare te ora 15.00, sipas agjencisë “Gallup”. Sociologu Svetlin Taçev sqaroi se kjo është 4 për qind më pak se në vitin 2017.
Rreth 22 për qind ishte pjesëmarrja elektorale te ora 13.00 pasdite, sipas të dhënave nga sondazhi i agjencisë sociologjike “Gallup”. Për krahasim - në këtë kohë të zgjedhjeve në 2017 pjesëmarrja ishte mbi 25 për qind, tha para BNR Janica Petkova nga “Gallup”.
Petkova sqaroi se deri më tani votojnë më shumë njerëz në moshë aktive, veçanërisht ata mbi 30 vjeç. “Më së shumti votuan ata në moshë midis 30 dhe 60 vjeç.” Para BNR ajo shtoi se kësaj here numërimi i votave do të jetë më i ngadaltë sepse kësaj here protokollet janë më të ndërlikuara.
KQZ raportoi 18.9 për qind pjesëmarrje zgjedhore te ora 12.00, orë lokale. Deri në orën 10:00 të mëngjesit pjesëmarrja elektorale në të gjithë vendin ishte 7.6 për qind. Pjesëmarrja është me 0.8 për qind më e ulët se në të njëjtën kohë në votimin e mëparshëm parlamentar në 2017. Pjesëmarrja më e ulët është në qytetin Silistra - 4 për qind, dhe më e larta në Montana dhe Vraca me 11 për qind.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..