Derisa për botën katolike Krishti u Ringjall, të krishterët ortodoks janë vetëm në mes të Kreshmëve të Mëdha, të cilët vazhdojnë deri më 2 maj sivjet. Refuzimi i ushqimit dhe abstenimi nga produkte të caktuara është një pjesë nga historia dhe feja e çdo një populli të veçantë. Sipas kanuneve ortodokse, kreshmë mbahet çdo të mërkurë dhe të premte nga java, kurse kreshmët më të gjata, të cilat vazhdojnë rreth 1 muaj e gjysmë janë përpara Krishtlindjes dhe Pashkës. Mbahet kreshmë dhe në prag të datës 29 qershor - Dita e Apostujve të Shenjtë Petro dhe Pavli , si dhe dy javë përpara 15 gushtit - kur është Fjetja e Hyjlindëses Mari, ato janë kreshmët e verës.
Nëse i shikojmë kreshmët në mënyrë racionale do të vëmë re se heqja dorë nga produktet shtazore është një mënyrë e natyrshme për të pastruar trupin tonë nga kuzhina e rëndë tradicionale dimërore e përmbushur me shumë mish, sallo dhe yndyra. Të përgatisim trupin tonë për punën fizike, e cila po vjen gjatë pranverës dhe verës.
Sipas dëshmive historike akoma gjatë periudhës së shekujve 15-18 gjellët e bullgarit janë përgatitur “thjeshtë, por pastër”, prej produkteve të larmishme dhe të mira për nga ana e cilësisë”. Në tavolinë është vendosur ajo e cila është prodhuar.
Një vend të veçantë kanë zënë bishtajoret - grurë, thjerrëza, bizele, duke përfshirë edhe shumë praktika rituale. Në kohën e kreshmëve pikërisht kërcejtë e parë të gjelbër të hithrës, lëpjetës, spinaqit e të tjera janë mes ushqimit bazë. Si dhe qepa dhe hudhra të ruajtura me kujdes gjatë dimrit dhe të gjitha bishtajat.
Kurse cili produkt ndihmon që të përballoni më të lehtë kreshmët dhe përse specat e mbushura tradicionale dhe sarmatë janë përgatitur me bullgur, dhe jo me oriz, mund të lexoni në publikimin “Kuzhina tradicionale bullgare gjatë kreshmëve” në koleksionin e Radio Bullgarisë.
Redaktore: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në zonën Predella, më 2 gusht, do të shënohet 122-vjetori i shpërthimit të Kryengritjes së Ilindenit me një ceremoni vendosjeje kurorash dhe lulesh para monumentit “Ilindeni”. Bashkia e Razllogut njofton se ceremonia do të mbahet me pjesëmarrjen e një..
Më 20 korrik (sipas stilit të ri) Kisha Ortodokse Bullgare nderon profetin e Dhiatës së Vjetër Ilia. Populli ynë e quan festën Ilinden dhe tregon legjendën e mëposhtme: Kur Zoti po shpërndante botën, Shën Ilias iu dha "bubullimat e verës". Për të..
Dashnorët e tundimeve të ëmbla e lidhin qytetin e Ruses me magjinë e çokollatës dhe arrave të quajtur torta Garash. Më 13 shtator, në qytetin e Danubitdo të zhvillohet një festë e veçantë kushtuar ëmbëlsirës, dhe tashmë është e qartë se si do..