Takim Bashkim Evropian-Turqi: Premtime për  Erdoganin, pa kolltuk për von der Layen  

Premtime për një angazhim të ri të Bashkimit  Evropian ndaj Turqisë dhe një problem protokolli, i cili shkaktoi kritika dhe  shaka, shënuan takimin e presidentit të Turqisë Rexhep Erdogan me kryetaren e Komisionit  Evropian Ursula von der Layen dhe kryetarin e Bashkimit Evropian Charles  Michel, shkruan gazeta “Dnevnik”. Liderët evropianë  kanë nënvizuar se  planet e reja për forcimin e bashkëpunimit mund të realizohen, vetëm nëse  Turqia i përmbahet standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Planet  parashikojnë thellimin e lidhjeve ekonomike, modernizimin e bashkimit doganor  me qasje më të mirë për Turqinë në tregun unik të Bashkimit Evropian, një  bashkëpunim më të mirë  në migracion. Një skandal shkaktoi një video në  internet, në të cilën shikohet se në takimin midis të treve, Ursula von der  Layen ka mbetur pa kolltuk. Mediat e lidhën ndodhinë me faktin se, Ursula von  der Layen është grua. 
“Vendosja dhe përcaktimi i vendeve për tu ulur qe bërë në përshtatje me propozimin e Bashkimit Evropianë. Pikë”, komenton ministri i jashtëm Mevlut Çavusoglu .
Greqia, Qiproja dhe Serbia riafirmuan bashkëpunimin midis tyre

Ministrat e punëve të jashtme të Serbisë,  Greqisë dhe Qipros - Nikolla Selakovic, Nikos Dendias dhe Nikos  Christodoulidis, kanë zhvilluar takimin e vet trepalësh në Beograd, transmetoi Agjencia  “Fokus”. Ata kanë riafirmuar angazhimin e tyre për bashkëpunim të ndërsjellë.  Dendias ka nënvizuar përkrahjen e Greqisë për rrugën e Serbisë drejt Bashkimit  Evropian, si dhe të ndërlidhësit të gazit midis Serbisë dhe Bullgarisë, i cili  do të lidhet  me gazsjellësin Greqi-Bullgari, si dhe me gazsjellësin Trans  Adriatik. 
Dendias ka ngritur dhe çështjen për Greqinë dhe Qipron si shtete fronti të migracionit në Mesdheun Lindor dhe ka nënvizuar domosdoshmërinë që Turqia të forcojë kontrollin kufitar dhe të marrë parasysh marrëveshjen e saj me Bashkimin Evropian nga viti 2016. Takimi tjetër i të tre ministrave do të zhvillohet në Selanik.
Çështje rreth të drejtave të njeriut në Rumani gjatë kohës së pandemisë

Masat e ndërmarra nga autoritetet rumune gjatë kohës së  pandemisë nga Covid-19, shkaktojnë shqetësime për respektimin e të drejtave të  njeriut në Rumani. Këtë e tregon raporti i Amnesty International, i  cituar  nga Radio Rumania. Amnesty International rikujton se, gjatë muajit  mars 2020 në Rumani është shpallur një gjendje e jashtëzakonshme, e cila më  vonë është e ndryshuar me një regjim të një gatishmërie të rritur. Kjo ka çuar  deri në shkeljen e të drejtave, të garantuara nga Konventa Evropiane për të Drejtat  e Njeriut e pikërisht të arsimit, të lëvizjes së lirë dhe të zhvillimit të  mbledhjeve paqësore. 
Gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, organizatat joqeveritare dhe mediat kanë njoftuar për raste të keqtrajtimit të romëve nga ana e policisë. Fëmijët e grupeve të margjinalizuara janë të prekur më tepër nga të mësuarit në internet. Sipas studimit mezi 15% prej tyre kanë pasur një prani të rregullt deri në mësimet online. Problemi kryesor për ta kanë qenë mungesa e teknikës dhe vendi për mësimin normal në banesat e përmbushura me njerëz.
Serbia me marrëveshje për transferimin e teknologjive për “Sputnik V”

Instituti Serb i Virusologjisë “Torllak” ka  firmosur marrëveshje me Fondin Rus për Investime të drejtpërdrejta dhe me kompaninë  Generium për transferim të teknologjive për prodhim të vaksinës ruse kundra  Covid-19 “Sputnik V”. Këtë e ka njoftuar ministri serb i inovacioneve dhe  kryetar i Komisionit Ndërqeveritar për Bashkëpunim me Rusinë Nenad Popoviç,  transmetoi TASS. Instituti “Torllak” do të ketë një prani deri tek të dhënat,  të lidhura me prodhimin e vaksinës ruse “Sputnik V”. 
Vendet e Ballkanit do të zhvillojnë turizmin kushtuar bimëve kuruese

Gjashtë shtete evropiane bashkë do të  zhvillojnë një turizëm alternativ, kushtuar bimëve kuruese. Partnerë në  projektin e bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian janë Qiproja, Franca, Italia,  Malta, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, transmetoi korrespondentja jonë në  Qipro Branisllava Bobanac. Qëllimi është krijimi i itinerareve tematike  turistike, të cilat lidhin destinacione evropiane me tradita të përbashkëta në  fushën e bimëve shëruese dhe aromatike. Tanimë po përpunohen 12 tema, të cilat  lidhin 150 lokacione evropiane të bimëve. 
Në Qipro, itinerari atraktiv turistik do të kalojë kryesisht përmes malit Troodos, në pjesën qendrore të ishullit. Ai do të propozojë vizita të kopshteve me livandë dhe trëndafila dhe të qendrave për përpunimin e tyre. Interesin e adhuruesve ndaj aromave dhe shijeve do ta tërheqin dhe kopshtet botanike, parqet e specializuara të bimëve dhe ato të parfumerisë, parku i ullinjve.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: EPA/BGNES, arkiv
Federata Ruse nuk ka demonstruar në asnjë mënyrë gatishmërinë e saj për të arritur paqen. Deti i Zi është një zonë kufitare me luftën. Ai duhet të gëzojë vëmendjen absolute të aleatëve. Ne duam një prani më të madhe prej tyre në Detin e Zi. Kjo u..
Forcat qeverisëse nga GERB–SDS, BSP–Е majta e bashkuar dhe “Ka një popull të tillë” (ITN) nënshkruan një aneks ndaj marrëveshjes së tyre të koalicionit, me të cilin përcaktojnë rregullat për rotacionin e kryetarit të parlamentit. Mekanizmi i ri..
Paraqita një kërkesë me të cilën tërhiqem nga detyra e kryetares së Kuvendit Popullor, njoftoi kryetarja e parlamentit, Natalija Kisellova, pasi hapi seancën plenare më 29 tetor. “Sot tërhiqem dhe në këtë mënyrë tregoj se si duhet vepruar me ndjenjë..
 Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me reForcat qeverisëse nga GERB–SDS, BSP–Е majta e bashkuar dhe “Ka një popull të tillë” (ITN) nënshkruan një aneks ndaj marrëveshjes së tyre të..
Federata Ruse nuk ka demonstruar në asnjë mënyrë gatishmërinë e saj për të arritur paqen. Deti i Zi është një zonë kufitare me luftën. Ai duhet të gëzojë..
