Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

DPS do të mbështesë kabinet të partive të reja në parlament

Mustafa Karadajë
Foto: BGNES

Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS) nuk do të mbështesë qeverinë e partive të shembura - GERB dhe BSP, nëse ata paraqesin një kabinet. Këtë e deklaroi kryetari i lëvizjes Mustafa Karadajë. “Të udhëhequr nga shqetësimi për njerëzit dhe vendin, ne në DPS deklarojmë se do të mbështesim kabinetin e partive të reja në Kuvendin e ri Popullor pa marrë pjesë në të”, tha Karadajë. Ai shtoi se nëse tre formacionet e reja politike nuk arrijnë të formojnë një kabinet, DPS është gati për zgjedhje që tani.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ambasada bullgare në Prishtinë ofron ndihmë për një bullgar të plagosur

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë njoftoi përmes një komunikate për mediat se shpreh keqardhje të thellë për shkak të incidentit të rëndë që ndodhi më 4 nëntor 2025 në qytetin e Gjakovës, në Republikën e Kosovës, ku një qytetar bullgar,..

botuar më 25-11-05 5.59.MD

KE na ndal fonde nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri për shkak të moszbatimit të reformave antikorrupsion

Komisioni Evropian vendosi të mbajë 215 milionë euro nga pagesa e dytë e Planit Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri të Bullgarisë, njoftoi për BNR Komisioni. Vendi do të marrë 439 milionë euro. Mbajtja e një pjese të pagesës lidhet me..

botuar më 25-11-05 5.22.MD

Parlamenti do të hetojë veprimtarinë e Sorosit në Bullgari

Me 111 vota pro, 51 kundër dhe 43 abstenime, parlamenti miratoi krijimin e një komisioni të përkohshëm, i cili do të hetojë veprimtarinë e George Soros dhe të djalit të tij, Aleksandër Soros, si dhe të fondacioneve të tyre në Bullgari. Komisioni do..

botuar më 25-11-05 3.51.MD