Gjatë vitit 1957 është krijuar totalizatori sportiv Bullgar me idenë, që përmes organizimit të lojërave të lotarisë dhe të basteve sportive, të mund të ndihmojë edukimin fizik dhe sportin tek ne. Kurse historia e toto /lloto/ milionerëve bullgarë fillon gjatë viteve 90 të shekullit të kaluar, kur përmasa e fitimeve në lojërat e totalizatorit rritet në mënyrë të ndjeshme.
Më 7 prill 1991, një inxhinier i zakonshëm nga qyteti Ruse, i lindur nën një yll të lumtur, fiton shumën prej 1 milionë leva. Si çdo një bullgar, ai punon me ngulm, duke punuar me turne prej 10 orëve mbi makinat në vendin e tij të punës. Sipas llogarive të sotme shuma të cilën ai e merr, në sajë të fatit, barazohet në 55 mijë dollarë. Në ditët tona, fitimet janë mjaft më të ndryshme si vlerë dhe zakonisht mbi 2 500 000 leva. E mira është se, përveç shpresës për fitim Toto loja vazhdon të përkrahë në kohëra të vështira kulturën dhe sportin bullgar.
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...