Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Iva Miteva është kryetarja e re e Parlamentit

Iva Miteva
Foto: BGNES

Me 163 vota pro dhe 75 abstenim, Kuvendi Popullor zgjodhi Iva Miteva - Rupçeva nga "Ka një popull të tillë" si kryetare e Legjislaturës së 45-të të Kuvendit Popullor. Vetëm deputetët e GERB-SDS abstenuan. Për kandidaturën tjetër - të Cveta Karajançeva nga GERB votuan vetëm 75 deputetë nga GERB-SDS, kundër ishin të gjithë deputetët e tjerë në sallë dhe tre të tjerë që votuan nga distanca.

Transparenca dhe përgjegjësia duhet të jenë parimet themelore të këtij Kuvendi Popullor. Le të bëjmë përpjekje për dialog me njëri-tjetrin, tha Miteva. Ajo është diplomuar për drejtësi, ka një numër kualifikimesh pasuniversitare, ka punuar në administratën parlamentare për një kohë të gjatë dhe është lektore me kohë të pjesshme në Universitetin e Ri Bullgar.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

 Pavell Popov

BlLagomir Kocev do të jetë kryetar i bashkisë së Varnës nga qelia e paraburgimit

“Që nga sot nuk do të ketë më një person që ushtron detyrën e kryetarit të bashkisë së Varnës; detyra do të kryhet nga kryetari i ligjshëm i zgjedhur, BlLagomir Kocev”, tha në një konferencë për shtyp zëvendësi i tij, Pavell Popov. Sipas Popovit,..

botuar më 25-11-12 4.03.MD

Fondi për dekarbonizim zëvendëson Fondin për efektivitetin energjetike, vendosi parlamenti

Kuvendi Popullor krijoi Fondin Kombëtar për Dekarbonizim, duke miratuar përfundimisht ndryshimet në Ligjin për Efektivitetin Energjetike. Struktura e re do të mbështesë familjet në zbatimin e masave që lidhen me efektivitetin energjetike. Ajo krijohet..

botuar më 25-11-12 2.23.MD

KE: Bullgaria në rrezik nga presioni i migracionit

Bullgaria është identifikuar zyrtarisht si një nga vendet e BE-së në rrezik nga presioni i migracionit, njoftoi korrespondentja e BNR-së në Bruksel Angelina Piskova, duke cituar raportin e parë vjetor të Komisionit Evropian mbi menaxhimin e..

botuar më 25-11-12 9.50.PD