Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 404

| rinovuar më 21-04-15 7.39.MD
Foto: ЕPA/BGNES

Qeveria mbylli Shtabin Operativ Kombëtar për Covid-19

Shtabi Operativ Kombëtar për luftimin e Covid-19 u shpërnda sot. Kjo u njoftua nga shërbimi për shtyp i qeverisë. Shtabi u krijua me urdhër të Kryeministrit Bojko Borisov në fillim të pandemisë në shkurt të vitit 2020. Qëllimi i tij ishte të organizonte dhe koordinonte veprimet e autoriteteve shtetërore në luftën kundër epidemisë Covid-19.


Numri i të shëruarve po vazhdon të jetë më shumë sesa të infektuarit me Covid-19

2517 janë të infektuarit me koronavirus në vend për 24 orët e fundit. Kjo është 16.5% e 15 297 testeve të kryera, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Shumica e të infektuarve janë në qytetin e Sofjes – 599, pasuar nga Plovdivi me 228, Varna me 177 dhe Burgas me 161 të infektuar. Numri i rasteve aktive është zvogëluar në 68 707. Ka gjithashtu një rënie të lehtë në numrin e njerëzve të shtruar në spital me Covid-19 - 9685. Ka 807 pacientë në njësitë e kujdesit intensiv. Të vdekurit me koronavirus janë 125. Për të dytën ditë me radhë 3647 personat e kuruar tejkalojnë numrin e të infektuarve rishtazi. 14 882 njerëz janë vaksinuar në 24 orët e fundit. Numri i të vaksinuarve në vend është 605 377. 119 879 persona janë imunizuar me dozën e dytë.


Mbeten çadrat dhe shezlongjet falas në plazh

Praktika për çadrat dhe shezlongjet falas nga viti i kaluar është e mirë dhe funksionon dhe do të zbatohet edhe këtë vit. Kjo u deklarua nga Zëvendëskryeministrja në dorëheqje Marijana Nikollova për bTV. Biznesi i detit tashmë po përgatitet për fillimin e sezonit më 1 maj, duke respektuar rregullat e sigurisë të lëshuara nga Ministria e Turizmit. Komisioni Evropian pritet të miratojë një vendim të unifikuar për certifikatën digjitale jeshile, e cila sipas Zëvendëskryeministres do të sqarojë rregullat për hyrjen e të huajve. Atëherë autoritetet shëndetësore duhet të shpallin edhe rregullat sipas të cilave të huajit do të mund të hyjnë në Bullgari verën gjatë stinës turistike, shtoi Nikollova. Ajo nënvizoi se edhe sivjet do të shpresohet kryesisht tek turistët bullgarë.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpiloi: Diana Cankova dhe ekipi "Lajme"

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 86% e njerëzve mendojnë se rritja e pagave gjatë vitit 2025 nuk është e mjaftueshme

Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..

botuar më 25-11-30 6.55.PD

Çmimet e banesave në Sofje janë rritur me 25.5%

Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..

botuar më 25-11-29 1.05.MD

Forumi DiVino.Taste ofron shije të reja dhe interesante nga vreshtat në të gjithë vendin

Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..

botuar më 25-11-28 5.55.PD