Konventa e Montreux nuk do të zbatohet për kanalin e “Stambollit”
Konventa e Montreux nuk do të jetë e vlefshme për kanalin e ardhshëm të “Stambollit”, tha presidenti turk Rexhep Erdogan. Kanali i “Stambollit” nuk ka asnjëfarë lidhjeje me Konventën e Montreux për lirinë e lundrimit. Objekti i ri do t'i japë Turqisë gjithashtu më shumë siguri, duke forcuar sovranitetin dhe pavarësinë e saj, njoftoi televizioni “Haberturk”. Kapaciteti i Bosforit është 25 000 anije në vit, por realisht kalojnë mbi 40 000. Për të kaluar ngushticën, anijet duhet të presin rreth një javë, transmetoi agjencia BGNES.
Mali i Zi po përballet me një falimentim për shkak të një autostrade të padobishme
Bashkimi Evropian është i shqetësuar për borxhin e Malit të Zi, por nuk mund t’i ndihmojë për pagimin e kredisë prej 1 miliardë dollarë , të tërhequr nga një bankë kineze, njoftoi zëdhënësi i Komisionit Evropian Peter Stano. Brukseli i propozoi vendit, i cili është kandidat për anëtarësi, të ndihmojë për financimin e autostradës nga porti Bar deri në Serbi. Nga 161 kilometra janë ndërtuar vetëm 40, me një çmimi prej 20 milionë eurove në kilometër. Komisioni Evropian ka shprehur shqetësim për efektin e investimeve kineze në rajon. Kredia me normë interesi 2% në vit rriti ndjeshëm borxhin e qeverisë. Vendi me një popullsi prej 622 000 vetash ka një borxh të jashtëm prej 4.33 miliardë eurosh ose 103% nga Produkti i Brendshëm Bruto. Pas këtij viti pandemik, i cili hoqi të ardhurat kryesore nga turizmi, Mali i Zi rriti taksat dhe pjesërisht i ngriu rrogat shtetërore, shkruan Politico.
Ministri i Shëndetësisë i Rumanisë është i pushuar nga detyra për dështimin lidhur me trajtimin e pandemisë
Kryeministri rumun Florin Cîțu shkarkoi Ministrin e Shëndetësisë Vlad Voiculescu pas javëve të tëra tensionesh në rritje dhe dështim për të trajtuar pandeminë. Përkohësisht posti është mare nga Dan Barna, i cili është zëvendëskryeministër. “Pika e fundit” në pakënaqësinë e grumbulluar shoqërore kundër Voiculescut erdhi me vdekjen e tre pacientëve të infektuar për shkak të problemit me aparatet për frymëmarrje në Bukuresht. Në fillim të prillit, ish ministri u gjobua, pasi refuzoi të mbajë maskë në parlament.
Serbia filloi prodhimin e “Sputnik V”
Instituti serb i virusologjisë “Torlak” ka filluar prodhimin e vaksinës ruse “Sputnik V” në Serbi. Fondi rus për investime direkte njoftoi se në këtë mënyrë Serbia bëhet shteti i parë në Evropën Jugore, i cili prodhon “Sputnik V”. Procesi u përgjigjet standardeve më të mira në prodhimin e vaksinave dhe më vonë ato mund të eksportohen në vende të tjera nga regjioni, njoftuan nga fondi. Gjatë një vizite në institutin “Torlak” presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi se në një afat nga 6 deri më 9 muaj vendi do të fillojë të prodhojë dhe vaksinën kineze “Sinofarm”, transmetoi TANYUG.
Pa ndonjë përparim kaluan bisedimet greko-turke në Ankara
Ministrat e jashtëm të Greqisë dhe të Turqisë kanë këmbyer akuza mbi një rreth të gjerë çështjesh, që nga statuti i kishës “Shën Sofja” në Stamboll deri tek qëndrimi ndaj pakicave në të dyja vendet, njofton AFP. Autoritetet turke e konsiderojnë si të mundur të zgjidhin çështjet bilaterale me Greqinë përmes dialogut, tha Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu. “Ky takim u zhvillua në një atmosferë të sinqertë. Ne shpresojmë se do të mund të zgjidhim problemet si fqinjë dhe aleatë, me ndihmën e një dialogu konstruktiv”, nënvizoi diplomati i parë turk. Ai pohoi se aktualisht ka dallime midis Athinës dhe Ankarasë në shtrirjen e kufirit detar në Detin Egje, por Turqia ka vendosur të “vazhdojë bisedimet pa kushte paraprake”. Nikos Dendias e kërcënoi Turqinë me sanksione, për shkak të politikës së saj në Detin Egje, por e ftoi Cavusoglu të vazhdojnë bisedimet në Athinë.
Përpiloi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: EPA/BGNES dhe euractiv.com
Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...
Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..