Me rastin e përvjetorit të 85 të programeve të para të BNR-së për jashtë shtetit Radio Bullgaria startoi një lojë me pyetje për kulturën dhe historinë bullgare.
Në edicionin e parë ju pyetëm: Me cilën ngjarje historike e lidhni festën kombëtare të Bullgarisë – 3 marsin? Shumica prej vizituesve të sajtit tonë shënuan korrekt se kjo është Lufta Ruso-Turke nga vitet 1877-1878, e cila ia solli popullit bullgar lirinë. Vetëm miqtë tanë shqipfolës janë vështirësuar, duke shënuar se kjo është “Shpallja e Pavarësisë së Bullgarisë gjatë vitit 1908.” Në fakt, e njëjta përgjigje ka qenë arsye për hezitim ndër miqtë tanë përdorues të spanjishtes, anglishtes, gjermanishtes dhe rusishtes.
Më shumë hollësi për Çlirimin e Bullgarisë dhe festës kombëtare të vendit tonë mund të lexoni KËTU.
Duke ju falënderuar nga zemra për pjesëmarrjen tuaj, ju ftojmë të merrni pjesë në kuizin tonë të ardhshëm, i cili së shpejti do të shfaqet në sajtin e Radio Bullgarisë.
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Ju njoftojmë gjithashtu se nga muaji qershor BNR bullgare do të transmetohet në Radio Televizionin Caribrod dhe do të mbështesë iniciativat e bullgarëve në Serbi. Në rubriken Kënga e ditës do të..
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 29 maj 2024 do të dëgjoni lajmet e fundit. Pas kësaj do t’ju japim informacion për procedurat për marrjen e shtetësisë bullgare. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” mund të dëgjoni..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në “Këngën e ditës” ju sjellim informacion për koncertin e Grupit të Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare “Radiodeca”. Doemos do të dëgjoni edhe një këngë në interpretim të muzikantëve më të..
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 28 qershor 2024 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës”..