Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 408

Foto: pixabay

Pas dozës së parë të AstraZeneca e dyta mund të jetë Pfizer

Vaksina AstraZeneca nuk do të përdoret te gratë nën 65 vjeç me rrezik në rritje të trombozës dhe / ose një anamnezë të trombocitopenisë. Një vendim i tillë u mor nga Shtabi Kombëtar i Vaksinimit, njoftuan në një konferencë për shtypin Ministrin e Shëndetësisë të dorëhequr Prof. Kostadin Angellov dhe Kryeinspektorin e Shëndetit Doc. Angell Kunçev.

U zbulua gjithashtu se të gjithë njerëzit që morën dozën e parë të vaksinës AstraZeneca dhe nuk treguan ndonjë efekt serioz anësor mund të imunizohen me një dozë të dytë të së njëjtës vaksinë.

Individët e vaksinuar me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca që nuk dëshirojnë të marrin një dozë të dytë të së njëjtës vaksinë, mund të marrin një dozë të vaksinës Pfizer jo më herët se 84 ditë pas dozës së parë të AstraZeneca. Pas kësaj vaksinimi do të konsiderohet i plotë.

Te individët me Covid-19 pas dozës së parë të vaksinës, doza e dytë do të jepet jo më herët se 6 muaj pas konfirmimit laboratorik të diagnozës.

Të mbijetuarit Covid-19 mund të vaksinohen me një skemë të plotë të imunizimit jo më herët se 3 muaj pas konfirmimit laboratorik të diagnozës.

Njerëzit që nuk duan një dozë të dytë nuk do të marrin një certifikatë vaksinimi, tha Angellov.


Shfuqëzim i masave anti-epidemike

Që nga e hëna – 19 prilli, lejohen vizitat në qendrat për fëmijë, me kushtin se përdoret jo më shumë se 50% e kapacitetit të ambienteve dhe mbahen maska nga personeli.

Lejohet zhvillimi i aktiviteteve argëtuese dhe kulturore, përsëri duke u përdorur jo më shumë se 50% e kapacitetit të ambienteve.

Kjo u përket edhe palestrave, sallave dhe komplekseve  sportive dhe pishinave. 


9% janë rastet e reja të koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit

418 janë rastet e reja të konfirmuara të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit të publikuara në mesnatë. Kjo është 9% e 4644 testeve të kryera laboratorike. Të infektuarit janë tradicionalisht më pak të dielën. Shumica e rasteve të reja janë në qytetin e Sofjes - 125, në rrethin e Varnës - 67 dhe në rrethin e Burgasit - 26.

Nga 64 508 të infektuarit 9229 mjekohen në spitale. 783 janë në njësitë e kujdesit intensiv. 57 njerëz kanë vdekur në 24 orët e fundit. 1441 njerëz u shëruan. 1227 vaksina janë vendosur të dielën. Shumica e tyre janë të preparateve amerikane ARN të "Pfizer" dhe "Moderna". Bashkë me to, dozat totale të vendosura në vend janë tashmë 638 443.



Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpiloi: Vesella Krësteva dhe Ekipi "Lajme"

Përgatiti në shqip: Stafi i Redaksisë së Gjuhës Shqipe




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 86% e njerëzve mendojnë se rritja e pagave gjatë vitit 2025 nuk është e mjaftueshme

Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..

botuar më 25-11-30 6.55.PD

Çmimet e banesave në Sofje janë rritur me 25.5%

Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..

botuar më 25-11-29 1.05.MD

Forumi DiVino.Taste ofron shije të reja dhe interesante nga vreshtat në të gjithë vendin

Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..

botuar më 25-11-28 5.55.PD