Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Planifikohet lehtësimi i hyrjes së turistëve në Bullgari

Marijana Nikollova
Foto: BGNES

Po shqyrtohen mundësitë për hyrjen e lehtësuar të turistëve në vend. Këtë e njoftoi para gazetarëve në Varna Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Turizmit në dorëheqje Marijana Nikollova, bëri të ditur qendra e shtypit e Ministrisë. Ndër mundësitë e shqyrtuara janë një certifikatë vaksinimi, një PCR negativ ose një certifikatë për antitrupa.

Sipas Nikollovës pritet që deri në fund të javës Ministria e Shëndetësisë të lëshojë një urdhër me kritere të qarta dhe të sakta për të hyrë në Bullgari. "Unë jam duke u mbështetur në autoritetet shëndetësore dhe në vendimin e tyre, në mënyrë që të mund të kemi vizita për pushimet e Pashkëve në maj," tha Zëvendëskryeministrja.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parlamenti nuk filloi punë për të tretën ditë

Për të tretën ditë, deputetët nuk do të punojnë për shkak të mungesës së kuorumit. Kështu, kontrolli parlamentar mbi ministrat i planifikuar për çdo të premte u anulua. Arsyeja është se deputetët e shumicës dhe një pjesë e opozitës nuk u regjistruan..

botuar më 25-10-17 11.17.PD

Ministri i Drejtësisë i paraqiti BE-së progresin në reformat gjyqësore

Paketa e fundit legjislative për të siguruar pagesën e tretë sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë u diskutua nga Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev me ekipin e Komisionit Evropian përgjegjës për reformat në kuadër të planit në Bullgari,..

botuar më 25-10-17 10.27.PD

Bullgaria këmbëngul në ndërtimin e një ure mbi Danub në Silistra - Călăraşi

Vetëm dy ura lidhin Bullgarinë dhe Rumaninë përgjatë kufirit tonë të përbashkët lumor prej 475 kilometrash - ky është një deficit transporti dhe një "perde e hekurt" e re në BE. Kjo u theksua nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Grozdan..

botuar më 25-10-17 9.31.PD