Njeriu dhe pandemia – kjo është tema kryesore në projektin e ri të Dimitër Bodurovit – “Reflektori”. Pianisti i njohur i xhazit, kompozitor dhe producent e realizon bashkë me vëllain e tij – trumpetistin Nejko Bodurov. Ideja e tyre është të transmetojnë reflektimet e pandemisë, duke i kthyer pozicionet e njerëzve të moshave të ndryshme dhe grupeve shoqërore në një lloj operash eksperimentale. Në verën e vitit 2020, kur kishte një lehtësim të masave dhe ne ende mendonim se shpejt do të ktheheshim në ekzistencën tonë të mëparshme, shoqëria bullgare filloi të formonte mendime polare për veprimet e qeverisë, të autoriteteve shëndetësore, etj. Kjo nga ana e vet çoi në protesta dhe tensione midis qeverisë dhe "rrugës".
"Ajo që po mendoja ishte se në këtë situatë të vështirë për të gjithë duhej të dëgjonim njëri-tjetrin me tolerancën më të madhe të mundshme. Kështu që vendosa të përfshija audiencën si një pjesëmarrës në këtë eksperiment, që të provoj të tregoj mendimet dhe ndjenjat njerëzore përmes historive video të njerëzve të ndryshëm. Afati i fundit për dërgimin e videove është fundi i prillit, ndërsa në faqen tonë janë udhëzimet për dërgimin dhe pyetjet të cilave ata mund t’u përgjigjen nëse dëshirojnë. Mund të na dërgoni një kërcim, një këngë, një histori se si jeni ndjerë në fillim të pandemisë, si ndiheni tani, si e imagjinoni të ardhmen. Unë do t'i kombinoj këto video dhe do të kompozoj muzikën. Ajo që na intereson është të mbledhim një gamë shumëngjyrëshe të pjesëmarrësve në mënyrë që të arrijmë objektivitetin maksimal. Deri më tani kemi një duzinë pjesëmarrësish dhe po presim akoma njerëz, të cilët të bëhen pjesë e këtij projekti artistik. Kam menduar për ta bërë edhe në Holandë, ku jetoj, dhe do të ishte mjaft i suksesshëm. Por preferoj që faza e parë të jetë në bullgarisht dhe të mbështet tek përjetimet dhe përvoja e bullgarëve.
Cilët janë muzikantët të cilët do ta prezantojnë projektin, në cilën skenë dhe pse autori e quan “operë”?
“E përfytyroj produktin përfundimtar në një skenë të madhe me dy, ose tri ekrane, të gjitha videot do të zbatojnë rolin e protagonistëve në këtë operë virtuale. Do të interpretojmë live – unë dhe Nejko, Ivan Shopov /elektronikë/, si dhe një orkestër dhome me harqe. Më pëlqen ky dialog midis gjërave reale dhe atyre virtuale, sepse pasqyron “realitetin tonë të ri”. Desha që të jetë diçka si film, diçka si operë, por muzika të jetë në plan të parë.
Mendoj që koncerti të përfundojë me një arie të vërtetë në skenë. Unë nuk i shikoj rregullat, dua të bëj diçka që është bindëse dhe të tregoj një histori. Po, kjo nuk është një operë në kuptimin konvencional, nuk do të ketë njerëz që këndojnë, por historitë e treguara njerëzore do të shndërrohen në muzikë. Ndërsa në operën moderne ka shumë liri”.
"Reflektori" do të prezantohet në gusht në kuadër të festivalit "Radari" - Varna. Artistët kanë marrë mbështetje nga programi "Iniciativat Krijuese" të Ministrisë së Kulturës dhe bashkia e kryeqytetit detar.
"Ne po e organizojmë" Radari" së bashku me Svetllozara Hristova, këtë vit është edicioni i tetë. Festivali është progresiv dhe i ndryshëm, ai arriti ta gjejë vendin e vet në skenën kombëtare. Ne paraqesim projekte muzikore të lidhura me lloje të tjera të artit - vallëzim, video, teatër, gjithçka që nuk mund të përfshihet brenda nocionit “koncert”. Sigurisht që kemi programuar edhe koncerte, por po kërkojmë diçka të ndryshme, diçka që nuk mund të shihet dhe të dëgjohet në skenat e tjera.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..
Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë,..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe..