Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Do të vazhdojë përdorimi i vaksinës “Astra Zeneca”

Bogdan Kirillov
Foto: arkiv

Nuk mendohet për tërheqjen e vaksinës Astra Zeneca. Këtë e deklaroi para BNT drejtori i Agjencisë Ekzekutive për Barnat Bogdan Kirillov. Ai rekomandoi që njerëzit e vaksinuar me Astra Zeneca duhet të presin 84 ditë dhe më pas të mendojnë për injektimin e dozës së dytë, me kushtin se bëhet fjalë për persona që nuk kanë pasur efekte serioze anësore.

Që të tërhiqet një vaksinë, duhet të ketë të dhëna që tregojnë një problem me efikasitetin, sigurinë dhe cilësinë, por vaksina është aprovuar nga Agjencia Evropiane e Mjekësisë. Në këtë fazë të dhënat tregojnë se raporti “përfitim-rrezik” është pozitiv, vaksina mund të përdoret dhe ajo përdoret", shtoi Kirillov.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Po investojmë 115 milionë euro në infrastrukturën e sigurt të komunikimeve satelitore

Ministria e Inovacionit dhe Rritjes do të investojë gati 115 milionë euro në vitin 2026 në një infrastrukturë kombëtare për komunikime të sigurta satelitore dhe në projekte të përbashkëta midis biznesit dhe rretheve akademike. Fondet do të shpërndahen..

botuar më 25-11-21 5.40.MD

Parlamenti miratoi buxhetin e vitit 2026 në lexim të parë

Pavarësisht kritikave të ashpra, parlamenti miratoi në lexim të parë kornizën financiare të vitit të ardhshëm. Projektbuxheti i vitit 2026 mori mbështetjen e deputetëve nga GERB-SDS, "BSP - E Majta e Bashkuar", "Ka një Popull i tillë" (ITN), DPS -..

botuar më 25-11-21 5.11.MD

Opozita bën thirrje për pushtimin e parlamentit

Partia opozitare "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP) bëri thirrje për një protestë dhe bllokim të ndërtesës së Kuvendit Popullor për të penguar miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm. Deputetët po diskutojnë buxhetin në lexim të parë. PP mori..

botuar më 25-11-21 3.07.MD