Bullgaria po del nga vala e tretë e epidemisë nga koronavirusi, shpalli në brifingun e rregullt të autoriteteve shëndetësore ministri i shëndetësisë në dorëheqje profesori Kostadin Angjellov. “Gjatë gjithë kohës na drejtonte arsyeja, intelekti i ekspertëve tanë dhe disiplina”, deklaroi ai dhe shprehu bindjen se, Bullgaria shumë shpejt do të kthehet në një shembull me rezultatet e saj, të cilat një sërë shtetesh evropiane nuk mund t’i arrijnë.
Në këtë moment nuk ka asnjë zonë të kuqe dhe sëmundshmëria mesatare është 460 në 100 mijë veta, derisa vdekshmëria del në 23 në 100 mijë veta, njoftoi inspektori shëndetësor shtetëror docenti Angjell Kunçev. Vendi ynë renditet në vendin e 14 në Bashkimin Evropian në bazë të sëmundshmërisë 14 ditore, kurse për nga numri i të vdekurve mbetet në vendin e 2. Inspektori i shëndetësisë tha akoma se, kurba në rënie për rastet e konfirmuara të Covid-19 tanimë zbatohet si për të shtruarit ashtu dhe për të vdekurit.
Por, që të mund të mbahen rezultatet e mira, duhet të plotësohen dy kushte, mendon ministri i dorëhequr i shëndetësisë. E para është të ruhet rritmi i vaksinimit, i cili gjatë muajit maj mund të arrijë deri më 50 mijë veta në ditë, dhe së dyti të respektohen akoma masat antiepidemike, derisa të arrihet një imunitet kolektiv jo më vonë se gjatë muajit gusht. Profesori Kostadin Angjellov tha po kështu se, sot do të vendoset nëse do të përdoret vaksina e “Jansen”-it, si dhe a do të hapen korridoret e gjelbra dhe a do të fillojë faza e 5 nga plani i vaksinimit, i cili prek grupet më të cenueshme në shoqëri.
“Ne nuk duhet ta humbasim vigjilencën, me gjithë trendët e mira ", paralajmëroi shefi i Shtabit Operativ Kombëtar gjenerali Vencisllav Mutafçijski. Sipas fjalëve të tij, pas Pashkës spitalet mund të mbushen me njerëz të sëmurë nga koronavirusi. Prandaj dhe ai apeloi që të respektojmë masat kundra epidemike në periudhën e festave.
Gjenerali Mutafçijski shtoi se, pakësimi i numrit të pacientëve të hospitalizuar nuk është “tepër i qartë” dhe mbajtja në klinikat intensive është “jashtëzakonisht shqetësuese”. Shefi i Shtabit Operativ Kombëtar deklaroi se nuk ka një garanci nëse gjatë verës sëmundshmëria do të pakësohet.
Deri në fund të javës do të vendoset se çfarë masash do të merren, në lidhje me festat e Pashkës. Do të merret dhe vendim nëse do të hyhet në vendin tonë me dokument për vaksinimin kundra Covid-19, për kalimin e sëmundjes gjatë 6 muajve të fundit ose për një rezultat negativ nga testi.
Autoritetet shëndetësore rekomandojnë që gjerndja e jashtëzakonshme epidemike të zgjatet me një muaj dhe të vazhdojë deri në fund të majit. Inspektori shëndetësor shtetëror docenti Angjell Kunçev tanimë ka paraqitur një raport me propozimin. “Nëse ka një qeveri të ardhshme, ajo do të mund të ndryshojë këtë vendim,” saktësoi ministri i shëndetësisë në dorëheqje Angjellov.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES“Jam thellësisht i trishtuar nga ndarja nga jeta e Shenjtërisë së Tij – një mik i vërtetë i Bullgarisë dhe një simbol global i paqes, dhembshurisë dhe unitetit.” Kështu shkroi kryeministri Rosen Zheljazkov në rrjetin social X lidhur me lajmin për..
Ditën e dytë pas Pashkëve, fillon Java e Ndritshme. Quhet kështu për shkak të dritës që Ngjallja e Krishtit i sjell botës. Sipas traditës ortodokse, kjo është një kohë kur lavdërohen Apostujt e Shenjtë dhe Virgjëresha Mari. Java e Ndritshme përfundon..
Pikërisht në mesnatë, Patriarku Daniill shpalli Ngjalljen e Krishtit dhe përshëndeti bullgarët me “Krishti u Ngjall” nga Katedralja e Shën Aleksandër Nevskit. Laikët e mbledhur para kishës u përgjigjën me thirrjen e gëzueshme “Me të vërtetë u..
Dita Ndërkombëtare e Punës në vetëdijen masive të bullgarit shpesh lidhet me periudhën e socializmit dhe demonstratat madhështore që brezi i vjetër i..
“Nëse ka besim të fortë dhe lutje, shenjti do të të ndihmojë dhe do ta çojë lutjen tënde te Zoti”, është i bindur at Georgi Markov nga kisha në fshatin..
Më 2 maj në Pliska, kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova do të asistojë në kremtimin e 1160 vjetorit të pagëzimit të popullit bullgar dhe..