Fatme Shaban është sportistja më e re mes femrave në Skuadrën Kombëtare të Mundjes. Në biografinë e saj sportive ajo ka regjistruar fitore në kampionate të shumta, kurse një nga triumfet e saj të fundit qe në fund të muajit mars, në Turneun Ndërkombëtar “Petko Sirakov dhe Ivan Iliev” për mundje të lirë klasike për vajza deri në moshën 23 vjeçe.
Vajza 17 vjeçe fillon të merret me këtë sport fuqie në fshatin Samuillovo, rrethi i qytetit Razgrad, akoma në moshën 11 vjeçe. Ajo vendos që të vazhdojë arsimin e vet në shkollën sportive në qytetin Razgrad, ku njihet me trajnerin e saj të tanishëm Deniz Hamid.
“Fatme ka një dhunti, një talent të madh, ajo pëlqen të mësojë, të lexojë, është një nxënëse e shkëlqyer. Ajo është shumë e disiplinuar. Kur nuk përgatitet për gara lexon libra, zhvillohet”, kështu e përshkruan mentori i saj. Mundësja e re admiron sukseset e sportisteve të shquara bullgare Tajbe Jusein , Miglena Selishka dhe Evelina Nikollova, e cila kohët e fundit fitoi kuotë për Lojërat Olimpike.
Pavarësisht nga pandemia, Skuadra Kombëtare e Femrave në mundje dhe vet Fatme Shaban kanë se me çfarë të krenohen:
“Pesë herë isha kampione kombëtare e Bullgarisë, dy herë kam qenë nen kampione kombëtare, përpara ca kohe fitova titullin e kampiones në Turneun Ndërkombëtar të Mundjes “Petko Sirakov”, kam marrë pjesë në dy kampionate evropiane dhe një kampionat botëror. Kam medalje nga turne të zhvilluara në Bullgari, Rumani dhe Spanjë” - tregon për fitoret e veta deri këtu, sportistja e re. Trajneri i skuadrës kombëtare të grave Petër Kasabov i beson Fatme Shabanit dhe e përfshin në grupin e zgjeruar të femrave, gjatë kohës së kampit të tyre të fundit stërvitës me një vështrim drejt Lojërave Olimpike në Tokio.
Përveç sportit, turneve dhe stërvitjeve, Fatme ka dhe një hobi të dashur - të pikturojë. “Derisa pikturoj unë shpërqendrohem dhe kështu ndihem e çlodhur” thotë vajza.
Sportistja e talentuar ka një mesazh ndaj atyre, të cilët mendojnë të punojnë për sukses: ”Vetes dhe atyre iu uroj të ecin me vetëdije në rrugën të cilën e kanë zgjedhur. Të mos heqin dorë, kur është e vështirë, përkundrazi – të vazhdojnë pavarësisht nga kjo. Rezultatet dhe sukseset do të vijnë, kur duhet”.
Kurse shpresa të ardhshme në këtë sport ka. Sipas fjalëve të trajnerit Deniz Hamid, në “qytetin Razgrad dhe në Lludogorie mundja vazhdon të jetë një nga sportet tradicionale”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BWF, arkiv personal
Kampioni olimpik Magomed Ramazanov fitoi titullin evropian të mundjes në kategorinë 86 kg stil i lirë në kampionatin në Bratislavë. Në ndeshjen finale jashtëzakonisht të kontestuar, mundësi bullgar mundi me rezultatin 9:5 garuesin Mahamedhabib..
Grigor Dimitrov e nisi me fitore pjesëmarrjen në turneun e tenisit të serisë “Masters” në fusha të kuqe në Monte Karlo. Në raundin e parë ai mposhti Nikolas Hari nga Kili me 6:3, 6:4. Kështu, tenisti bullgar, i renditur i 15-ti në skemën e turneut,..
Ndeshja nuk duhet të jetë një fushë beteje, por një vend ku mund ta çoni fëmijën tuaj - ky motiv bashkoi organizatorët e fushatës "Në ndeshje me një luleshqerrë". Fushata do të zhvillohet në kuadrin e katër ditëve - nga 11 deri më 14 prill dhe do..
Gjimnastja më e mirë bullgare Stiljana Nikollova do të mungojë në Kupën Botërore të Gjimnastikës Ritmike, e cila do të zhvillohet nga 25 deri më 27..
Kryetari i bashkisë së Sofjes, Vasill Terziev, hapi Kampionatin Botëror të Kalistenikës, i cili filloi sot, 25 prill, në Asics Arena të kryeqytetit dhe..